Home / Lajme / Rajon / Tre të arrestuar në rastin e ashtuquajtur “kazino”

Tre të arrestuar në rastin e ashtuquajtur “kazino”

25 qershor-Sipas EULEX, arrestimet dhe bastisjet u kryen si pjesë e një hetimi që është duke vazhduar lidhur me veprat penale të krimit të organizuar dhe zhvatjes dhe janë të lidhura me arrestimet e mëhershme të kryera më 28 tetor 2013 dhe 2 prill 2014.

Sot në mëngjes, Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it arrestuan tre të pandehur dhe kryen bastisje në lokacione në rajonin e Prishtinës dhe në atë të Gjakovës.

Sipas EULEX, arrestimet dhe bastisjet u kryen si pjesë e një hetimi që është duke vazhduar lidhur me veprat penale të krimit të organizuar dhe zhvatjes dhe janë të lidhura me arrestimet e mëhershme të kryera më 28 tetor 2013 dhe 2 prill 2014.

Hetimin është duke e udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

Aksion i Policisë në Prishtinë

Në mëngjes ka filluar një aksion i Policisë së Kosovës dhe EULEX-it në rrugën ’Bulevardi i dëshmorëve të kombit’, konkretisht afër rrethit, ku për momentin kanë bastisur një banesë.

KosovaPress ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, por deri tash ata nuk kanë dhënë informata.

Kosovapress do të ofron pamje dhe informata shtesë lidhur me këtë aksion./Kosovapress/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *