Home / Lajme / Maqedoni / Tre të lënduar në hyrje të Tetovës (VIDEO)

Tre të lënduar në hyrje të Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 04 Qershor – Tre të lënduar është epilogu i aksidentit që ka ndodhur në autostradën Gostivarë – Tetovë, në orën tre të mëngjesit të ditës së mërkurë në afërsi të pikës së pagesës në hyrje të Tetovës.

Sipas policisë së Tetovës, vetura e tipit “Pezho” me targa të Tetovës e drejtuar nga F.S (61) nga fshati Bogovinë ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga, transmeton Televizioni Koha.

“ Nga ky aksident bashkëudhëtarët I.S (57) nga Tetova, A.Z (32) dhe A.Z (22) nga Bogovina kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ku pas marrjes së ndihmës së parë janë lëshuar për kurim shtëpiak. Pas kryerjes së ndihmës së parë janë duke u vërtetuar arsyet lidhur me këtë aksident dhe sipas informatave të para shkak ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë, kurse dëmi është llogaritur rreth 150 mijë denarë”, njoftoi policia e Tetovës. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *