Home / Lajme / Maqedoni / Tubimi Tradicional në Gajre (VIDEO)

Tubimi Tradicional në Gajre (VIDEO)

Tetovë, 22 Qershor – Në fshatin Gajre të Tetovës sot është mbajtur manifestimi tradicional Gajrian, i titulluar “Kur bie kosa e parë mbi fshat”. Në këtë manifestim tashmë tradicional kanë qenë të pranishëm edhe kryetarja e komunës së Tetovës, kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Hisen Xhemaili, si dhe shumë qytetarë të këtij fshati dhe nga rethina, njofton Televizioni Koha.

Fillimisht këtë manifestim të hapur e ka shpallur Rexhep Halili, kryetarë i këshillit organizativ të këtij manifestimi i cili tha se sot jemi tubuar në këtë vend për tu njohur, afruar mes veti sidomos banorët e fshatit Gajret ë cilët tashmë nuk jetojnë në këtë fshat.

” Kjo ide lindi në vitet e shtatëdhjeta nga disa intelektual gajrjan të cilët morrën iniciativë për organizimin e një tubimi të tillë të pagëzuar me emrin “Kur bie kosa e parë mbi fshat”, që njëherë në vit të takohemi dhe të bisedojmë për jetën e përditshme, të kaluarën historike, të arriturat dhe situata e ndryshme që na rrethonin gjatë viteve të kaluara. Kështu që ky tubim na afron e na bashkon duke na e kujtuar të kaluarën dhe duke hapur stigje për të ardhmen”, tha Halili, nofton Televizioni Koha. Sipas tij, vet emri tregon se ky manifestim organizohet në kohën kur bie kosa e parë mbi fshat. “Ky vend që jemi tani është pagëzuar me erma të ndryshëm në bazë të situatave historike si”Livadhi i Cucës”, Livadhi i Pajtimit” kur mori jehonë të madhe mbarëkombëtare për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave mes nesh me moton “Ne shqiptarët jemi shumë pak për tu vrarë mes vete”. Kështu që ky tubim nga pikëtakimi gajrjan do të shtrihet edhe në atë mbarëkombëtarë kur në vitet më të vështira do të valëvitej flamuri kombëtarë atëherë kur dikush donte ta fshijë përgjithmonë nga këto troje”, tha Rexhep Halili, kryetarë i këshillit organizativ të manifestimit, njofton Televizioni Koha.

Në ndërkohë këtë manifestim e ka përshëndetur edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi.

“Ne si komunë gjithmonë kemi përkrahur këta aktivitete sidomos që kanë të bëjnë me traditën dhe me të kaluarën tonë. Përgëzoj të gjithë ata që e kanë ruajtur këtë manifestim si tradicional të këtyre trevave”, tha kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, raporton Televizioni Koha.

Në këtë tubim të përvjetshëm poashtu ka pasur edhe recitale, këngë dhe valle të shoqërisë kulturo-artistike Jehona e Malësisë së Sharrit. Ky manifestim tradicionalisht mbahet në Livadhin e Ukës, ndërsa këtë vit është mbajtur në kuadër të manifestimeve Vera e Kulturës Tetovare.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *