Home / Lajme / Maqedoni / U hodhën sot solemnisht kapelat në USHT

U hodhën sot solemnisht kapelat në USHT

Në këtë ceremoni, mbajtën fjalën edhe rektori i USHT-së Vullnet Ameti dhe zv/ministri i arsimit Safet Neziri. Në emër të ministrisë së Arsimit, Neziri premtoi zgjerim të mëtejshëm dhe modernizim të mjediseve, përfshi edhe laboratorë e biblioteka. Në fund, të pranishmit i argëtuan dy profesorët e fakultetit të muzikës, Bajramali Idrizi dhe Selami Kolonja.

Mbi 800 studentë të drejtimeve të ndryshme në Universitetin Shtetëror të Tetovës hodhën sot solemnisht kapelat, për të shënuar përmbylljen e ciklit studimor. Në manifestimin e absolventëve nuk mungonin as prindërit apo miqtë e tyre.

“Sot mbi 800 studentë përmbyllin studimet dhe bashkë me prindërit, familjarët dhe profesorët e tyre festojnë për suksesin e arritur me mund dhe sakrificë. Ju absolventë të gjeneratës 2013/14 jeni simbolika shprehja më madhështore që i jepni jetë universitetit tonë,i cili dita ditës falë të gjithë juve po ngritët në një universitet me rëndësi vendore dhe rajonale”, tha Vullnet Ameti, rektor i USHT-së.

“Universiteti shtetëror i Tetovës, tanimë është një traditë, sepse ai si çdo institucion i lartë arsimor, i ofron komunitetit një shërbim të vyer, rritja e cilësisë së shërbimit dhe përsosja e nivelit të mësimdhënies dhe kërkimi shkencor arrihen nëpërmjet komunikimeve të vazhdueshme dhe të frytshme me studentët. Dhe në këtë segment Ministria e Arsimit e Republikës së Maqedonisë, përpiqet të zgjeroj dhe modernizojë mjediset, duke nisur nga laboratorët, bibliotekat informatizimin e deri te një kampua i vërtetë universitar”, deklaroi Safet Neziri, Zv/Ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Në këtë ceremoni, mbajtën fjalën edhe rektori i USHT-së Vullnet Ameti dhe zv/ministri i arsimit Safet Neziri. Në emër të ministrisë së Arsimit, Neziri premtoi zgjerim të mëtejshëm dhe modernizim të mjediseve, përfshi edhe laboratorë e biblioteka. Në fund, të pranishmit i argëtuan dy profesorët e fakultetit të muzikës, Bajramali Idrizi dhe Selami Kolonja.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *