Home / Lajme / Maqedoni / UEJL, marrëveshje për bashkëpunim me Universitetin e Ljubjanës

UEJL, marrëveshje për bashkëpunim me Universitetin e Ljubjanës

9 qershor-“Për UEJL-në kjo ka një rëndësi shumëdimensionale sepse bëhet fjalë për një diplomë të përbashkët e cila akreditohet në Maqedoni dhe në Slloveni dhe diploma ka vlerë të barabartë në të dy shtetet. Nga ana tjetër duke pasur parasysh tendencat e Maqedonisë dhe të Ballkanit Perëndimor për integrim në Bashkimin Evropian me këtë program të përbashkët do të tentojmë të krijojmë profesionistë të cilët do të na e lehtësojnë këtë rrugë të integrimit në Bashkimin Evropian, por edhe këtë proces ta kemi sa më efikas”, deklaroi Zamir Dika rektor i UEJL-së

Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti i Lubjanës firmosën sot një marrëveshje bashkëpunimi për studimet e magjistraturës, në programin për integrimet Evropiane. Marrëveshja u nënshkrua nga dy rektorët respektiv, Zamir Dika dhe Ivan Cvetkiq, në kampusin universitar të UEJL-së. Akti në fjalë, do i ndihmojë Maqedonisë dhe Ballkanit perëndimor, në krijimin e kuadrove të specializuar për këtë fushë, deklaroi në fjalën e tij, rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Zamir Dika.

“Për UEJL-në kjo ka një rëndësi shumëdimensionale sepse bëhet fjalë për një diplomë të përbashkët e cila akreditohet në Maqedoni dhe në Slloveni dhe diploma ka vlerë të barabartë në të dy shtetet. Nga ana tjetër duke pasur parasysh tendencat e Maqedonisë dhe të Ballkanit Perëndimor për integrim në Bashkimin Evropian me këtë program të përbashkët do të tentojmë të krijojmë profesionistë të cilët do të na e lehtësojnë këtë rrugë të integrimit në Bashkimin Evropian, por edhe këtë proces ta kemi sa më efikas”, deklaroi Zamir Dika rektor i UEJL-së.

“Do kisha dashur të falënderoj protagonistët e këtij procesi, Andreevskën nga ana juaj dhe profesorin Buçar nga ana jonë. Mendoj se këto dy ekipe kanë bërë një punë shumë të mirë. Sot zyrtarizuam bashkëpunimin; ky është një hap me rëndësi dhe shpresoj se gjithçka do të ecë mbarë”, tha Ivan Cvetkiq, Rektori i Universitetit të Lubjanës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *