Home / Sport / United do ta refuzoj ofertën e Reali Madridin për Januzajn

United do ta refuzoj ofertën e Reali Madridin për Januzajn

Manchester United do të refuzoj çdo përpjekje nga Real Madrid për të nënshkruar me Adnan Januzajn, raporton tabloidit britanik Daily Mail. Kampioni i Evropës është i gatshëm të shpenzoj 40 milion euro për talentin kosovar.

Real Madrid nuk do ta ketë të lehtë ta transferoj Adnan Januzajn gjatë kësaj vere, edhe pse është e gatshme t’i ofroj Manchester Unitedit dëmshpërblim prej 40 milion eurove.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, klubi nga Old Trafford të refuzoj çdo përpjekje nga Real Madrid për të nënshkruar me reprezentuesin e Belgjikës.

Edhe pse Januzaj është në listën e Real madridit, Manchester United do të insistoj që mos ta shes me çdo çmim talentin kosovar, i cili në dimër vazhdoi kontratën me skuadrën angleze.

Januzaj, aktualisht gjendet në Brazil ku po merr pjesë në Kampionatin botëror me Brazilin. Ai nuk debutoi në ndeshjen që Belgjika e fitoi përballë Algjerisë me rezultat 2:1.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *