Home / Lajme / Maqedoni / USHT del numri dy i revistës shkencore “Justicia” (VIDEO)

USHT del numri dy i revistës shkencore “Justicia” (VIDEO)

Tetovë, 17 Qershor – Në universitetin shtetëror të Tetovës sot është promovuar numri dy i revistës shkencore ndërkombëtare ” Justicia ” e cila botohet në kuadër të fakultetit Juridik.

Kjo revistë trajton probleme të ndryshme të çështjes juridike dhe gazetarisë dhe është i përbërë nga stafi profesional dhe ndërkombtar nga univesritet të tjera të njohura jashtë vendit.

Dekani i fakultetit Juridik Mersim Maksuti thotë se qëllimi është që kjo revistë të bëhet një revistë e njohur ndërkombëtare, ai thotë se në numrin a ardhshëm kjo revistë do të jetë edhe në formatin online dhe do të jetë edhe në gjuhën angleze.

“ Ne sot e promovojmë numrin e dytë të revistës “Justicia” në Fakultetin Juridik dhe kjo është një dëshmi tjetër, pas një sërë aktivitetesh të tjera që ka organizuar Fakulteti Juridik, dhe me këtë synojmë që institucionin tonë ta shndërrojmë në një universitet modern dhe konkurrues me të gjitha universitetet tjera të rajonit. Ky numër që po del tani është numër më i konsoliduar, sepse për këtë numër është punuar gati një vit dhe vlerësoj se edhe në aspektin e redaktimit, por edhe atë të lekturës, dëshmon se është një numër me nivel më të lartë shkencor dhe kjo ka ardhur si rezultat i vërejtjeve që i bëri Rektori ynë Prof. Dr.Vullnet Ameti për ta përmirësuar cilësinë e revistës ,,Justicia” në nivelin më të lartë dhe të gjitha ato vërejtje në këtë numër i kemi kurorëzuar në mënyrën më të mirë. Andaj shfrytëzoj rastin që në emër të Fakultetit Juridik ta falënderoj Rektorin tonë të respektuar, Prof. Dr.Vullnet Ameti, i cili me punën e tij po e shndërron universitetin tonë çdo ditë e më shumë në një universitet të mirëfilltë akademik dhe shkencor”, tha Prof. Dr.Mersim Maksuti, dekani i Fakultetit Juridik, njofton Televizioni Koha.

Ndësa profesori Afet Mahmuti thotë se kjo revsitë tash më i poltëson kushtet për të qenë një revsitë ndërkombëtare dhe jemi të përkushtuar për këtë dhe ky është synimi ynë. Ai tha se në këtë numër të revistët do tëkemi shumë për të lexuarë ndërsa qëllimi është që kjo revistë të jetë pjesë e bibliotekave më të mëdhaja botërore univresitare.

” Themelimi i Revistës shkencore për drejtësi ,,Justicia” për Fakultetin Juridik të USHT-së paraqet një ngjarje tepër të rëndësishme, revistë kjo e cila konceptohet si një tribunë e mendimit akademik dhe profesional për mes së cilët të gjithë botuesit do të kenë mundësi të bëjnë afirmimin e dijes dhe shkencës në përgjithësi. Edhe pse bartës i të gjitha aktiviteteve rreth revistës shkencore ndërkombëtare ,,Justicia” do të jenë mësimdhënësit e Fakultetit Juridik, megjithatë revista do të drejtohet nga një bord i shquar me grada më të larta akademike të cilët garantojnë respektimin e standardeve më të larta kërkimore shkencore. Si e tillë, revista do të jetë e hapur edhe për shkencëtar dhe praktikantë të jashtëm, qofshin ata të vendit apo të huaj, që me punimet e tyre do të afirmojnë vlera të dallueshme shkencore, ku mund të kontribuojnë në fushën e drejtësisë, brenda universitetit tonë dhe më gjerë”, vlerësoi Doc.Dr.Afet Mamuti, njofton Televizioni Koha.

Përndryshe, Revista ,,Justicia” pritet që në të ardhmen të jetë një burim i rëndësishëm për studentët dhe stafin akademik të Fakultetit Juridik, gjithashtu do ketë ndikimin e saj edhe tek akademikët, gjyqtarët, avokatët, noterët, përmbaruesit dhe të gjithë studiuesit tjerë shkencorë të fushave të drejtësisë. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *