Home / Sport / Vaji spanjoll pas eliminimit

Vaji spanjoll pas eliminimit

Spanja do të luaj edhe një ndeshje për prestigj për statistika me Australinë e cila po ashtu u eliminua mbrëmë.

Kampioni Botëror më nuk ka si ta mbrojë trofeun. Spanja do të luaj edhe një ndeshje për prestigj për statistika me Australinë e cila po ashtu u eliminua mbrëmë.

Një fitore e merituar e Kilit në Marakana që nuk i la rrugë për depërtim skuadrës së Vicente Del Bosque. Gol dallimi i tyre, nga dy ndeshje, shtatë gola të pësuar është shumë. Por ky është një zhvillim i vërtetë sizmik për futbollin.

Pyetja tani që bëhet është se a ka përfunduar epoka e tika-takas pas këtij rezultati, nëse ajo ka ekzistuar në rënd të parë.

Të shohësh Spanjën duke kapitulluar qysh herët në këtë garë është e pabesueshme: A ishte problemi i tika-takas apo i 11 lojtarëve që kanë startuar.

Çfarë nëse ky sistem bëri mrekullinë tek kjo kombëtare, apo futbollistët nuk arritën që të adaptohen me filozofinë e kësaj taktike?

Sido që të jetë vaji spanjoll tashmë ka filluar dhe media dhe tifozët atje e kanë quajtur katastrofale paraqitjen e Spanjës, e cila para katër viteve solli trofeun në gadishullin iberik.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *