Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon “Shkupi 2014”, 3 milion euro për fontanë

Vazhdon “Shkupi 2014”, 3 milion euro për fontanë

5 qershor-Përveç fontanes me tre milion eurot do të vendosen pllaka të reja guri në disa pjesë të sheshit, ulëse, shporta mbeturinash dhe ndriçim special. Fontana e ujit do të jetë me dimensione prej 20 metra me 10 metra dhe se ajo do të vendoset në hapësirën midis Urës së Gurit dhe përmendores së Aleksandrit të Madh.

Sot nisin punimet për ndërtimin e një fontante gjigande që do të kushtojë rreth 3 milion euro.

Qeveria dhe Qyteti i Shkupit vazhdojnë realizimin e projektit “Shkupi 2014”. Sot nisin punimet për ndërtimin e një fontante gjigande që do të kushtojë rreth 3 milion euro.

Këto para do të harxhohen për ndërtimin e një fontante gjigante të ujit në sheshin qendror ‘Maqedonia’ në Shkup.

Përveç fontanes me tre milion eurot do të vendosen pllaka të reja guri në disa pjesë të sheshit, ulëse, shporta mbeturinash dhe ndriçim special. Fontana e ujit do të jetë me dimensione prej 20 metra me 10 metra dhe se ajo do të vendoset në hapësirën midis Urës së Gurit dhe përmendores së Aleksandrit të Madh.

Fontana do të jetë me pllaka speciale graniti si dhe ndriçim special që do të ketë një kosto të lartë për mirëmbajtje. Projektin do ta punojë kompania “Transmet” nga Shkupi, e cila ka fituar tenderin. Një pjesë e mjeteve janë siguruar nga Qyteti i Shkupit, dhe pjesa tjetër nga Qeveria.

Derisa po vazhdon realizimi i këtij projekti të radhës, tashmë kanë ngelur të parealizuara tre përmendoret e personaliteteve historike shqiptare, që po presin vite të tëra për t`u vendosur, edhe ate në pjesët më pak të ekspozuara të sheshit qendror të Shkupit.

Komuna Qendër kishte informuar se përmendoret e Nexhat Agollit, Josif Bagerit dhe të Pjetër Bogdanit do të vihen deri në fund të vitit 2012, por ky vendim akoma nuk është realizuar.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *