Home / Lajme / Maqedoni / Vdes i riu 25 vjeçar dhe një 20 vjeçare lufton për jetë

Vdes i riu 25 vjeçar dhe një 20 vjeçare lufton për jetë

Shkup, 16 qershor – Aksident i tmerrshëm ka ndodhur dje në mëngjes në rrugën rajonale Petrovec -Shkup, në fshatin Trubarevë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur nga përplasja e dy makinave, njëra makinë ishte e tipit “Opel Vectra”, drejtuar nga shkupjani 20 vjeçari P.J., ndërsa makina tjetër ishte e tipit “Jugo” drejtuar nga shkupjani 25 vjeçar Goran.N. Në aksident me lëndime të rënda ishte 25 vjeçari Goran, i cili u transferua menjëherë në Klinikën e Shkupit, por për fat të keq sot në mëngjes rreth orës 6:40 nuk mundi t’i mbjetojë plagëve të marra dhe ndroi jetë në spital. Me lëndime të rënda është edhe bashkëudhëtarja e të ndjerit, 20 vjeçarja I.V nga Shkupi e cila po mbahet në gjendje të rëndë në Qendrën Emergjente në Shkup.

Lëndime të lehta kanë marrë edhe P.J (20) dhe GJ.K (21) nga Shkupi, të cilët po mbahen në trajtim të mëtejshëm në spitalin e Shkupit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *