Home / Lajme / Maqedoni / Veljanovski për vizitë zyrtare në Turqi

Veljanovski për vizitë zyrtare në Turqi

27 qershor-Veljanoski sot do të pritet nga nikoqiri i tij Çiçek në Kuvendin nacional turk, e pastaj do të bisedojë edhe me nënkryetarin e Qeverisë turke Bylent Arënç, ndërsa do të pritet edhe nga presidenti i Turqisë, Abdulla Gjyl.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, me ftesë të kolegut të tij, kryetarit të Kuvendit të madh kombëtar të Republikës së Turqisë, Xhemil Çiçek.
Veljanoski sot do të pritet nga nikoqiri i tij Çiçek në Kuvendin nacional turk, e pastaj do të bisedojë edhe me nënkryetarin e Qeverisë turke Bylent Arënç, ndërsa do të pritet edhe nga presidenti i Turqisë, Abdulla Gjyl.
Mbrëmë në nder të pritjes së parlamentarit të parë organizoi pritje kryetari i grupit ndër-parlamentar për miqësi Turqi – Maqedoni, Hysein Burge.
Nesër në Stamboll, Veljanoski do të ketë takim edhe me patriarkun Bartolomej.
Në shoqëri të Veljanoskit në Turqi janë edhe deputetët Kenan Qahil, Gazmend Aliji, Rexhail Ismaili dhe Ilija Dimovski.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Veljanoskit pas rizgjedhjes së tij për kryetar të Kuvendit, ndërsa nga viti 2010 e këtej vizita e dytë në Turqi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *