Home / Lajme / Maqedoni / Vëllau godet vëllaun me tulllë bekatoni në fshatin Çellopek (VIDEO)

Vëllau godet vëllaun me tulllë bekatoni në fshatin Çellopek (VIDEO)

Tetovë, 26 Qershor – Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 9 e 30 minuta, kur në regjistruar prishje e rendit dhe qetësisë publike, transmeton Televizioni Koha.

Sipas policisë së Tetovës, incidenti ka ndodhur para shtëpisë së 65 vjeçarit F.A I cili fillimisht ka filluar një zënkë verbale me vëllaun e tij Sh.A 57 vjeçar dhe nipin B.A (27) të cilët kanë qenë duke kryer punë ndërtimore për vendosjen e gypave të ujësjellësit, ndërsa zënka më pas ka kaluar në rahje.

“Vëllau më i moshuar F.A ka hyrë në shtëpi dhe është kthyer sërish me një copë tulle prej bekatoni dhe e ka goditur vëllaun e tij Sh.A në kohë dhe I ka shkaktuar lëndime trupore. Kalimtarë I rastit e ka dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas dhënies së ndihmës së parë është lëshuar në kurim shtëpiak. Pak kohë më pas F.A është arrestuar në stacionin policor në fshatin Zherovjan, është biseduar me atë dhe pas zbardhjes së rastit do të ketë edhe padi penale” njofton Policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *