Home / Lajme / Maqedoni / ”Vera e Kulturës Tetovare” me plot evenimente

”Vera e Kulturës Tetovare” me plot evenimente

11 qershor-Më pas aktivitetet vazhdojnë ku janë të paraparë një rock koncert, Nata e Këngës Shqipe – Xheladin Zeqiri dhe Pikturim publik në sheshin nga piktorët Jakup Ahmeti dhe Enver Selimi, kurse aktivitetet kulturore përmbyllen më 25 qershor, kur grupi I njohur tetovar Elita 5 do të promovojë albumin e ri.

Nga 16 deri 25 qershor, komuna e Tetovës do të jetë nikoqire e evenimentit “Vera e kulturës tetovare”. Evenimenti fillon të hënën e ardhshme kur me koncert do të shfaqet Orkestra e Re e Tiranës, Kastriot Tusha dhe Eriona Gjyzeli. Aktivitetet vijojnë të nesërmen në kompleksin Arabati Baba Teqe me mbrëmjen e poezisë, ndërsa do të shfaqet edhe monodrama nga aktori Burhan Amiti Hashameti, kurse do të hapet edhe ekspozita pikturimi në Arabati Baba Teqe me temë “Motive Tetovare”, raporton Tv KOha.

Më pas ngjarjet transferohen në Galerinë e Arteve në Tetovë ku do të hapet ekspozitë me punime Ebru dhe fotografi, nga Universiteti Cumhuriyet, Sivas –Turqi, ndërsa në sallën e dramës të USHT-së do të jepet mbrëmja e muzikës serioze nga Talentët Tetovarë. Më 19 qershor, në Galerinë e arteve Qendra për Studime Ballkanike orgaizon promovim të librit “Diplomacia e Ismail Kemal Bej Vlorës, rivalitetet e brendshme në Shqipëri dhe rruga e pavarësisë 1912-1913” të autorit Eqrem Zenelaj, ndërsa më pas hapet ekspozita ekspozita me “Fotografi të qyteteve të trojeve etnike Shqiptare nga viti 1830-1916”. Poashtu këtë natë fillon edhe festivali Sharri Këndon. Ndërkaq, më 20 qershor do të ketë një koncert të sopranos Egzona Gërvalla, njofton Tv Koha.

Të nesërmen pra më 21 qershor në sheshin iliria do të shfaqet koncerti për fëmijë, kurse në mbrëmje do të mbahet evenimenti tradicional Fete de la musiq. Ditën e diel do të mbahet manifestimi tradicional në fshatin gajre I titulluar “Gajrian”, kurse në mbrëmje në pallatin e kulturës do të mbahet koncerti I filharmonisë së Kosovë, kurse në sheshin iliria do të prezantohen filmat nga festivali Tiff ODA, informon Tv Koha.

Më pas aktivitetet vazhdojnë ku janë të paraparë një rock koncert, Nata e Këngës Shqipe – Xheladin Zeqiri dhe Pikturim publik në sheshin nga piktorët Jakup Ahmeti dhe Enver Selimi, kurse aktivitetet kulturore përmbyllen më 25 qershor, kur grupi I njohur tetovar Elita 5 do të promovojë albumin e ri.(Urim Hasipi)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *