Home / Lajme / Maqedoni / Vidhet posta në lagjen Maxhari të Shkupit

Vidhet posta në lagjen Maxhari të Shkupit

Në postën në lagjen e Shkupit Maxhari e cila ndodhet në rrugën “Bllagoja Stefkovski”, mbrëmë është bërë një vjedhje e rëndë, ku janë marrë arka dhe një çantë me monedha.

Policia sot informoi se mbrëmë rreth orës 4 e 30 minuta është vërejtur një automjet me markë “fiat fiorino pikap” me targa të Shkupit i cili pasi që e ka parë makinën e policisë ka fillur që të lëvizë me shpejtësi të madhe dhe më pas shoferi është larguar.

Në automjet është gjetur sefi dhe një çantë me monedha. Pas masave të marra është konstatuar se në të njëjtën mbrëmje në parkingun e bulevardit “ABNOJ” është marrë automjeti me të cilin është kryer vjedhja.

Janë ndërmarrë të gjitha masat për gjetjen e autorit dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *