Home / Lajme / Rajon / Vijojnë përplasjet për formimin e qeverisë

Vijojnë përplasjet për formimin e qeverisë

11 qershor-“Unë kam hequr dorë nga pozita e kryeministrit, vetëm që të mundësohet që plani ynë të përmbushet. Haradinaj ishte këmbëngulës për postin e kryeministrit. Pas marrëveshjes u mor vendim që posti i kryeparlamentarit dhe presidenca ti takojnë LDK-së. Por ne nuk e prekim pozitën e presidentes derisa ti kryhet mandati me Kushtetutë, deri në vitin 2016”, ka thënë ai

Edhe nëse Kushtetuta e Kosovës e rrëzon idenë e formimit të qeverisë së re nga partitë opozitare dhe vendi shkon në zgjedhje të reja, përsëri katër partitë opozitare LDK, AAK, Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje!, do të garojnë së bashku si një bllok kundër PDK-së së Hashim Thaçit.Kështu ka thënë kryetari i Lidhjes Demokratiket të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, i cili ka theksuar se nuk do të ndërroj mendje pasi që kjo punë është e kryer tashmë.“Unë kam hequr dorë nga pozita e kryeministrit, vetëm që të mundësohet që plani ynë të përmbushet. Haradinaj ishte këmbëngulës për postin e kryeministrit. Pas marrëveshjes u mor vendim që posti i kryeparlamentarit dhe presidenca ti takojnë LDK-së. Por ne nuk e prekim pozitën e presidentes derisa ti kryhet mandati me Kushtetutë, deri në vitin 2016”, ka thënë ai. Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se PDK do të vazhdojë të ndjek rrugët institucionale, përkatësisht të pres certifikimin e rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e pastaj të procedoj me hapat e radhës. Në një konferencë për media, Hajredin Kuçi ka thënë se marrëveshja e LDK-së, AAK-së dhe NISMA-së është tendencë për të fshehur humbjen e tyre në zgjedhjet e 8 qershorit.“Disa është dashur të pranojnë humbjen që si rezultat të ballafaqohen edhe me dorëheqjen”, ka vlerësuar Kuçi.Ai gjithashtu ka shtuar se PDK do të pres certifikimin e rezultateve. Pas kësaj ka shtuar ai, do të filloj procedurat për formimin e koalicionit.Po kështu, ai ka thënë se PDK-ja është e gatshme të shkohet në zgjedhje të reja të parakohshme, nëse dy herë radhazi dështon ta kalojë në Kuvend Qeverinë.Interpretimi që ai ka dhënë është se presidentja nuk ka të drejtë ta mandatojë kandidatin e mundshëm për kryeministër, të tri subjekteve në opozitë. Vendosmëria e krerëve të LDK-së, AAK-së, NISMA-së, si dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që ta “pensionojnë” kryeministrin në largim, Hashim Thaçi, sipas analistëve, mund të ndikojë që vendi të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme. Sipas tyre, interpretimi i dyanshëm i Kushtetutës, ka prodhuar një gjendje të paqartë

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *