Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE ndërpret seancën e këshillit (VIDEO)

VMRO-DPMNE ndërpret seancën e këshillit (VIDEO)

Tetovë, 30 Qershor – Në seancën e 13 të këshillit të komunës të Tetovës, këshilltarët do të duhet të vendosin për rritjen e çmimit të ujit dhe të mbeturinave në Tetovë, njofton Televizioni Koha.

Para këshilltarëve do të jenë përllogaritjet e reja në bazë të metodologjisë për krijimin e faturës së re për qytetarët e Tetovës, njofton Televizioni Koha.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, Xhelal Ceka tha se ndryshimet pasojnë në bazë të rregullores të sjellur nga qeveria për metodologjinë e krijimit të çmimit të faturës. Ai thotë se ky është një obligim ligjor i cili do të dorëzohet para këshilltarëve dhe ata do të vendosin për këtë gjë. Në Tetovë çmimi i faturave të ujit dhe mbeturinave është vendosur para 13 vitesh por sipas autoriteteve të ndërmarrjes publike komunale Tetova-Tetovë, dhe atëherë nuk ka qenë e vendosur tarifa për transport. Sipas Cekës, nevoja për ndryshim të çmimeve është edhe për shkak të rritjes enorme të çmimit të derivateve të naftës pasi që çmimi i faturës nuk ka lëvizur gati se dhjetë vite, kurse çmimi i naftës ka lëvizur në mënyrë drastike.

“ Sipas përllogaritjeve të bëra me metodologjinë e re që është obligative një familje katër anëtarëshme nëse ka paguar një faturë prej 638 denarëve rritja do të bëhet për 20 denarë, prandaj 15 denarë do të rritet mbeturinat dhe 5 denarë për ujin” theksoi Xhelal Ceka, transmeton Televizioni Koha.

Megjithatë si do të reflektohet kjo tek qytetarët të cilët do të duhet të paguajnë fatura me çmim më lartë, në ndërkohë problem numër një në Tetovë është uji i pijshëm.Kreu i kësaj ndërmarrje theksoi se në këtë periudhë ka ujë pa ndërprerë dhe pa restrikcione krahas intervenimeve që janë bërë në dia lagje kur është dashur që të ndërpritet uji për tërë qytetin dhe disa lagjeve të caktuara. Drejtori i NPK-së, nënvizoi se pa u miratuar në këshill ndryshimet e reja ende nuk mund të ketë përllogaritje të saktë pasi që varet nga këshilltarët se si do të miratojnë këto ndryshime. Ceka sqaroi se prioritet i ndërmarrjes është që të ofrohen sa më shumë shërbime cilësore, kurse më pas edhe do të kërkohet me ngulm rritja e faturave pasi që nga pagesa e faturave varet edhe funksionimi normal i ndërmarrjes. Kohë më parë vendosëm edhe ujmatës në disa lagje të Tetovës dhe kjo ka ndikuar që të kemi më pak keqpërdorime të ujit të pijshëm. Me vendosjen e këtyre ujmatësve në tërë qytetin e Tetovës atëherë do të kemi edhe pasqyrë reale të harxhimit të ujit dhe keqpërdorimeve të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në mungesën e uji. Ndryshimi i fundit me faturat e ujit kishte ndodhur në vitin 2008, në atë kohë ishte kërkuar rritje e faturave për 50 ëprqind, por këshilltarët dhe ndërmarrje kishin vendosur që rritje të ketë vetëm për 20 përqind. Që atëherë e këndej nuk ka patur shtrenjtim të faturave të ujit, njofton Televizioni Koha.

Ndryshe, Seanca e 12 e këshillit të komunës së Tetovës është ndërprerë me kërkesë të grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së. Në arsyetimin e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, u tha se në këtë seancë duhej të miratohen një sërë vendimesh shumë të rëndësishme për qytetarët e komunës së Tetovës dhe me këtë arsyetim u kërkua që të ndërpritet seanca. Sipas kryetarit të këshillit të komunës së Tetovës, për shkak të pushimeve vjetore poashtu disa seanca të komisioneve të këshillit nuk kanë mundur të mbahen prandaj edhe kjo seancë anulohet për një afat të pacaktuar. Në fillim të seancës, këshilltarët e PDSH-së kërkuan sqarim për mospagesën komplete të kompensimeve për gjashtë muajt e fundit. Nga sektori për financa dhe buxhet në komunën e Tetovës sqaruan se një pjesë e mjeteve për këshilltarët kanë filluar të paguhen por mënjëherë është ndërprerë pagesa për shkak të marrjes së mjeteve nga ana e përmbaruesve në llogarinë e komunës, njofton Televizioni Koha.

Piëkrisht në këtë seancë në rend dite ka qenë edhe propozim-vendim për konfirmimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve për ujë të pijshëm dhe përcjelljen e ujrave të zeza urbane si dhe propozim vendim për konfirmimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimit grumbullimin, transportin dhe mënjanimin e mbeturinave. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *