Home / Lajme / Maqedoni / Vonohet dezinsektimi në Tetovë (VIDEO)

Vonohet dezinsektimi në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 19 Qershor – Në Tetovë ende nuk ka filluar dezinfektimi kundër mushkonjave në komunën e Tetovës dhe komunat përreth. Në komunën e Tetovës, Zhelinës dhe Bërvenicës janë ende në vijim procedurat e tenderimit, njofton Televizioni Koha.

Nga qendra për shëndet publik në Tetovë theksojnë se kanë dërguar dokumentet e nevojshme tek komunat dhe janë në pritje të përfundimit të procedurave të tenderimit ndërsa më pas të bëhet dezinsektimi. Edhe pse sipas përfaqësuesve të Qendrës për shëndet publik koha më e mirë për spërkatje është muaji prill megjithatë deri tash autoritetet lokale janë vonuar më shumë se një muaj që ka bërë të ketë rritje të numrit të mushkonjave në tërë territorin e Tetovës, ndërsa kësaj situate i ka ndihmuar edhe moti me shi. Sipas tyre në këtë periudhë vetëm do të pengohet shumëzimi i mushkonjave por jo edhe zhdukja e tyrenjofton Televizioni Koha.

“ Në princip asnjëherë nuk është vonë, por në praktikë më mirë me spërkatje është që të fillohet në muajin Prill dhe ne këtë çdo vit e bëjmë me qëllim që të ndërpritet cikli biologjik i mushkonjave dhe ky proces fillon në pranverën e hershme dhe duhet që të kapet periudha e lindjes së tyre pra pas tre javëve. Ne tash vetëm do të stopojmë numrin e mushkonjave ndërsa nëse fillohej në kohe me spërkatjen dhe të jeni të sigurtë se rreth 75 përqind do të reduktohej numri i mushkonjave”, thotë Ratko Davidoski, nga qendra për shëndet publik në Tetovënjofton Televizioni Koha.

Me ndryshimet klimatike, gjithnjë e më shumë shtohen mundësitë që mushkonjat të jenë bartës të sëmundjeve të ndryshme kurse mos spërkatja në kohë është edhe një faktorë që ndikon në përhapjen e sëmundjeve të ndryshme, njofton Televizioni Koha.

“Gjatë vitit të kaluar kemi pasur raste të të sëmurëve nga “ sëmundja e “Etheve të Nilit”. Me këtë numër të madh të mushkonjave ekzsiton mundësia e kthimit të sëmundjes së Malariës edhe pse kjo sëmundje është çrrënjosur në Maqedoni por rreziku ekziston”, thotë Davidoski. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *