Home / Lajme / Maqedoni / Votohet qeveria e re e Maqedonisë. PDSH voton kundër

Votohet qeveria e re e Maqedonisë. PDSH voton kundër

19 Qershor – Partneri shqiptar në qeveri Bashkimi Demokratik për Integrim do t’i ketë pesë ministra dhe dy zëvendësministra.

Parlamenti i Maqedonisë e ka miratuar koalicion e ri qeverisës VMRO – BDI me kryeministër Nikolla Gruevskin.

Për qeverinë e re kanë votuar 77 vetë, ndërsa 6 deputetët e opozitares PDSH ishin kundër. Nga deputetët e BDI-së nuk votoi Hazbi Lika pasi që nuk ishte i pranishëm në seancë.

Në këtë seancë gjithashtu nuk ishte e pranishme opozita maqedonase, pasi që bojkoton punën e Parlamentit me akuza se zgjedhjet e muajit prill ishin jokorrekte.

Në postet kryesore, përfshirë punët e brendshme, financat dhe punët e jashtme, janë ministrat e njejtë sikur edhe në qeverinë e mëparshme.

Në seancë nuk ishin të pranishëm dy personaletete kyçe të ndërkombëtarëve: ambasadori amerikan dhe ai i Bashkimit Evropian

Partneri shqiptar në qeveri Bashkimi Demokratik për Integrim do t’i ketë pesë ministra dhe dy zëvendësministra.

Në programin e e ri qeveritar që është formuar sërish nga dy forcat që kanë qenë në pushtet edhe mandatine kaluar, si prioritete janë vënë rritja ekonomike, lufta ndaj krimit dhe korrupsiuonit dhe qëllimet gjeo-strategjike integruese të Maqedonisë.

Qeveria e re e Maqedonisë 2014-2018

Ministër i Mbrojtjes – Zoran Jolevski
Ministër i Punëve të Brendshme – Gordana Jankullovska
Ministër i Drejtësisë – Adnan Jashari
Ministër i Punëve të Jashtme – Nikolla Poposki
Ministër i Financave – Zoran Stavreski
Ministër i Ekonomisë – Bekim Neziri
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – Mihail Cvetkov
Ministër i Shëndetësisë – Nikolla Todorov
Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Abdilaqim Ademi
Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Dime Spasov
Ministër i Vetëqeverisjes Lokale – Lirim Shabani
Ministër i Kulturës – Elizabeta Kançevska Milevska
Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Ivo Ivanovski
Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Mile Janakievski
Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor – Nurhan Izairi

Zëvendës/kryeministra

I Financave – Vlladimir Peshevski
I Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit- Musa Xhaferri
I Sekretariatit për euro-integrime – Fatmir Besimi

Për ministra pa portofol janë propozuar

Furkan Çako,
Nexhdet Mustafa,
Vele Samak,
Bil Pavlevski,
Xheri Naumov,
Visar Fida
Goran Mickovski.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *