Home / Lajme / Rajon / Vrasja e Santos, Didi takim me krerët e policisë

Vrasja e Santos, Didi takim me krerët e policisë

27 qershor-“Grupi hetimor po punon, hetimi në disa pista. Janë shoqëruar persona në cilësinë e dëshmitarëve”, bën me dije policia e Tiranës. Ndërkohë, priten masa ndëshkimore për disa drejtues të komisariateve të Tiranës në lidhje me veprimet dhe hetimet pas vrasjes së ndodhur në zemër të kryeqytetit në zonën e ish-bllokut.

Drejtori i Policisë së Përgjithshme Artan Didi dhe zëvendësdrejtori Sokol Bizhga që drejton grupin hetimor, janë mbledhur për të diskutuar rezultatet e deritanishme të hetimeve, në lidhje me vrasjen e biznesmenit Artan Santo. Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa hetimet kanë vazhduar gjatë gjithë natës në Tiranë dhe Bubq të Fushë-Krujës, nga ku dyshohet se kanë marrë drejtimin autorët pas krimit të rëndë. Kjo është mbledhja e dytë që Didi zhvillon brenda 12 orëve të fundit.

Policia e Tiranës bën me dije se ka shoqëruar gjatë natës mbi 15 persona për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Artan Santo. Sipas informacioneve që vijnë nga policia e kryeqytetit, mësohet se personat janë dërguar në polici, në cilësinë e dëshmitarëve. “Grupi hetimor po punon, hetimi në disa pista. Janë shoqëruar persona në cilësinë e dëshmitarëve”, bën me dije policia e Tiranës. Ndërkohë, priten masa ndëshkimore për disa drejtues të komisariateve të Tiranës në lidhje me veprimet dhe hetimet pas vrasjes së ndodhur në zemër të kryeqytetit në zonën e ish-bllokut.

Vrasja e biznesmenit Artan Santo ndodhi dje, rreth orës 09:30, e cila tronditi mbarë opinionin publik.

Familjarët, miqtë, kolegët dhe kushdo tjetër që e njohu nga afër të ndjerin Santo, zhvillojnë sot homazhe në nderim të kujtimit të tij në orën 10:00 në “Hotel Sheraton”, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 16:00.

/Shekulli Online/S.L./

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *