Home / Lajme / Rajon / Vrasja e Santos, policia kontrolle në Mamurras (VIDEO)

Vrasja e Santos, policia kontrolle në Mamurras (VIDEO)

Pjesëtarë të policisë së Shqipërisë kanë zbarkuar në Fushë Kuqe të Mamurrasit, duke ushtruar kontrolle në pika servisi, magazina dhe ambiente të tjera.

Dyshohet se vrasësit e bankierit Artan Santo kanë gjetur strehë në këtë zonë, ku mendohet se kanë lidhje të fuqishme, me personazhe të njohur të botës së krimit.

Policia në një magazinë ka gjetur dhe sekuestruar, një motor, i ngjashëm me atë që u përdor në vrasjen e 58-vjeçarit Santo, tre skafandra, dy prej të cilave të pastruara, që dyshohet të jenë përdorur se fundmi, ndërsa e treta ishte e mbuluar nga pluhuri. Skafandrat janë dërguar në laborator shkencor, me shpresën për të gjetur qoftë dhe një gjurmë të vogël, që mund ti ndihmojë për identifikimin e autorëve të vrasjes.

Dyshimet thellohen më tej, kur gjithçka është kryer me shpejtësi, në harkun kohor të 60 sekondave, me profesionalizëm të lartë, sipas planit, pa lënë asnjë gjurmë, asnjë gëzhojë, asnjë shenjë dhe duke i shpëtuar lehtësisht policisë. Vrasësit janë zhdukur si fantazma, duke dëshmuar për një mbështetje të fortë dhe të organizuar nga pas.

Kjo pistë lidhet me një skenar të jashtëm, i cili synon destabilizim të vendit, pas goditjes së sistemit financiar shqiptar, duke qenë se banka e Santos është një nga katër bankat më të mëdha në Shqipëri dhe që zotëron një pjesë të mirë të tregut.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *