Home / Lajme / Rajon / Vret gruan dhe plagos mbesën aksidentalisht, qëllon edhe veten

Vret gruan dhe plagos mbesën aksidentalisht, qëllon edhe veten

Shqipëri, 13 Qershor – Një burrë në Mirditë ka vrarë gruan dhe ka plagosur mbesën e tij. Policia thotë se autori i dyshuar i krimit, Ndue Bisaku, 52 vjeç nga Kosova, ka kryer vrasje dhe plagosje në mënyrë aksidentale.

Burime nga policia lokale i thanë agjencisë noa.al se ka gjetur vdekjen Prena Marku 40 vjeçe me banim në Gjakovë të Kosovës, kurse ka mbetur e plagosur 18 vjeçarja Rezarta Marku banuese në Konaj, Mirditë. Në fotot shihni pamje nga vendi i ngjarjes.

Nga hetimet e para për këtë ngjarje që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në fshatin Konaj rrethi Mirditë, dyshohet se autori ka qenë duke pastruar armën e gjahut të vjehrrit, por ajo i ka shkrepur aksidentalisht në drejtim të gruas dhe mbesës së tij.

Në vendngjarje u mësua se edhe Ndue Bisaku banues në Gjakovë, ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje që ndodhi tek familja e prindërve të Prena Markut ku ata gjendeshin këto ditë.

“Pasi ka plagosur aksidentalisht gruan e tij dhe mbesën, në gjendje shoku, Bisaku dyshohet se ka shtënë dhe mbi veten në përpjekje për t’u vetëvrarë”, – thanë burimet policore. I plagosuri është dërguar në spital bashkë me mbesën për ndërhyrje mjekësore.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *