Home / Lajme / Maqedoni / Xhelal Sveçla persona ‘non grata’ për Maqedoninë

Xhelal Sveçla persona ‘non grata’ për Maqedoninë

19 qershor-“Sapo me kthyen nga kufiri që ndan Kosovën me Maqedoninë. Shërbimi sekret Maqedon më cilëson si ‘persona non grata’. Më pamundëson që të përfaqësoj komunën e Prishtinës në akademinë përkujtimore kushtuar Arbnorit në Sllupçan të Kumanovës. Në anën tjetër të Kosovës ministri i Serbisë vendos barrikada mbi urën e Ibrit. Shtet o shtet….”, deklaroi Sveçla.

Anëtari i lartë i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla nuk ka mundur të marrë pjesë në në akademinë përkujtimore kushtuar Arbnor Deharit në Sllupçan të Kumanovës.

Policia maqedonase e ka ndaluar hyrjen e tij për në Maqedoni, duke e cilësuar si persona non grata dhe të rrezikshëm për shtetin maqedon.

“Sapo me kthyen nga kufiri që ndan Kosovën me Maqedoninë. Shërbimi sekret Maqedon më cilëson si ‘persona non grata’. Më pamundëson që të përfaqësoj komunën e Prishtinës në akademinë përkujtimore kushtuar Arbnorit në Sllupçan të Kumanovës. Në anën tjetër të Kosovës ministri i Serbisë vendos barrikada mbi urën e Ibrit. Shtet o shtet….”, deklaroi Sveçla. (INA)

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *