Home / Lajme / Maqedoni / Zaev e Gruevski nuk merren vesh

Zaev e Gruevski nuk merren vesh

24 qershor-Pa ndonjë rezultat konkret ka përfunduar takimi i sotëm i shumëpritur mes Gruevskit dhe Zaevit. Refuzimi i debatit rreth kësaj pike ka penguar rrjedhën e mëtejshme të dialogut. Sipas Zaevit pa qeveri teknike, pikat e tjera janë irelevante. Ndërkohë Gruevski, në deklaratën e tij u shpreh i prerë se nuk ka hapësirë për qeveri teknike. Sipas tij para pak kohësh është formuar qeveria, e cila po punon me të gjitha kapacitetet dhe me vrull të plotë

Nuk ka marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës. Pa ndonjë rezultat konkret ka përfunduar takimi i sotëm i shumëpritur mes Gruevskit dhe Zaeviot. Kreu i opozitës Zaev kërkoi sërish formimin e një qeverie teknike, gjë që është kundërshtuar kategorikisht nga kryeministri Gruevski. Refuzimi i debatit rreth kësaj pike ka penguar rrjedhën e mëtejshme të dialogut. Sipas Zaevit pa qeveri teknike, pikat e tjera janë irelevante.

“Mund të njoftoj se nuk arritëm marrëveshje, nuk ka bisedime për shkak të temës qeveri teknike. Ashtu që nuk ka marrëveshje për fillim të negociatave mes pushtetit dhe opozitës për shkak të temës qeveri teknike. Ne nga qëndrimet tona nuk heqim dorë. Qëndrimet tona janë kryesisht në interes të shtetit dhe të gjitha ata qëndrime që si temë i prezantuam para opinionit dhe sot në bisedime kanë një qëllim të caktuar, ta përmirësojnë Republikën e Maqedonisë, ta shndërrojnë në një vend normal e cila do të jetë e gatshme të realizoj zgjedhje të lira dhe d demokratike. Ti arrij qëllimet e fundit, a ato janë liria, demokracia dhe sundimi i së drejtës”, tha Zoran Zaev, kryetare i LSDM-së.

Ndërkohë Gruevski, në deklaratën e tij u shpreh i prerë se nuk ka hapësirë për qeveri teknike. Sipas tij para pak kohësh është formuar qeveria, e cila po punon me të gjitha kapacitetet dhe me vrull të plotë.

“Unë i thashë qartë se për ne është e papranueshme formimi i qeverisë teknike. Ne tani formuam qeveri, para disa ditëve dhe qeveria filloi turbo të punoj në interes të qytetarëve dhe në përmbushjen e asaj që u kemi premtuar qytetarëve. Kështu që qeveri teknike dhe të ngjashme nga ne nuk kërkojnë qytetarët”, u shpreh Nikolla Gruevski, kryeministër.

Dështimi i dialogut thellon edhe më tej krizën politike në vend, dhe mund t’i rrezikojë Maqedonisë edhe rekomandimin nga BE-ja. (ALSAT-M)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *