Home / Lajme / Maqedoni / Zamir Dika rizgjidhet rektor i Universitetit të Evropës Juglindore (VIDEO)

Zamir Dika rizgjidhet rektor i Universitetit të Evropës Juglindore (VIDEO)

Tetovë, 13 Qershor – Profesor Dika, vjen për herë të dytë në këtë detyrë pas përfundimit të mandatit të tij të parë, duke e udhëhequr me sukses këtë institucion unik të arsimit të lartë në Maqedoni.

Sot (13 qershor 2014), në një mbledhje të veçantë, me votim të fshehtë, në raundin e parë zgjedhor, Bordi i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), rizgjodhi Prof. Dr. Zamir Dikën rektor të Universitetit.

Profesor Dika, vjen për herë të dytë në këtë detyrë pas përfundimit të mandatit të tij të parë, duke e udhëhequr me sukses këtë institucion unik të arsimit të lartë në Maqedoni.

Rektori Dika u zgjodh me një shumicë të numrit të përgjithshëm të votave të anëtarëve të Bordit, ndërsa procedura zgjedhore u realizua në përputhje me Statutin e UEJL.

Paraprakisht kandidaturën e Rektorit, Prof. Dr. Zamir Dika e ka miratuar njëzëri edhe Senati i Universitetit.

Duhet theksuar se konkursi për rektor të ri të UEJL ka qenë i hapur deri më 8 mars të këtij viti, duke përfshirë edhe disa kërkesa thelbësore për këtë pozitë: thirrje akademike – profesor ordinar të pranuar nga shteti, përvojë menaxheriale , entuziazëm për zhvillimin e misionit të dallueshëm të UEJL dhe duke u dhënë përparësi kandidatëve që i njohin gjuhët që përdoren në nivel të Universitetit si: gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze.

Bordi në emër të të gjithë stafit përgëzon rektorin me rastin e rizgjedhjes së tij.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *