Home / Lajme / Maqedoni / Zbardhen mashtrime me vizat kanadeze

Zbardhen mashtrime me vizat kanadeze

10 qershor-Sipas zyrës së Avokatit të Popullit, së fundi ka raste kur qytetarët mashtrohen nga individë dhe agjenci, të cilët paraqiten si ndërmjetës për nxjerrjen e vizave kanadeze. Ndërmjetësit mashtrues praktikojnë që t`i klientëve të manipuluar t`i marrin mjete financiare paraprake, me premtimin se do t`i sigurojnë vizën

Në Maqedoni qytetarët ankohen se janë viktima të mashtrimeve dhe manipulimeve për nxjerrjen dhe sigurimin e vizave kanadeze. Kryesisht bëhet fjalë për viza emigrimi, ndërsa alarmi ka ardhur nga Avokati i Popullit.

Sipas zyrës së Avokatit të Popullit, së fundi ka raste kur qytetarët mashtrohen nga individë dhe agjenci, të cilët paraqiten si ndërmjetës për nxjerrjen e vizave kanadeze. Ndërmjetësit mashtrues praktikojnë që t`i klientëve të manipuluar t`i marrin mjete financiare paraprake, me premtimin se do t`i sigurojnë vizën.

Avokati i Popullit thekson se këto lajmërime apo informacione për sigurimin e vizave jepen përmes shpalljeve të ndryshme, ndërsa i bën thirrje qytetarëve për kujdes. Avokati i Popullit i bën thirrje institucioneve që të hetojnë këto raste

Gjithashtu lexo

Lojtarët e Fenerbahçes vizitojnë Spitalin “Istanbul Medica”

Në zyrat e spitalit Istnabul Medica në Shkup sot kanë qëndruar për vizitë përfaqësues të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *