Home / Lajme / Rajon / Zbogar: Sa më shpejtë të formohet qeveria

Zbogar: Sa më shpejtë të formohet qeveria

20 qershor-I pyetur nëse janë gjasat reale që serbët të kenë ende vende të rezervuara pos atyre të garantuara, Zbogar thotë: “Zgjedhjet janë kryer dhe janë zhvilluar në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi. Kur verifikohen zyrtarisht të gjitha mandatet, saktësisht do të dini se kujt qytetarët ua dhanë besimin që të përfaqësojnë interesat e tyre në Kuvendin e Kosovës”

0Share
2Tweet
0Share
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Prishtinë, Samuel Zbogar, në një intervistë për gazetën serbe, Danas thotë se zgjedhjet e 8 qershorit në Kosovë ishin të rregullta, por se Brukseli nuk mund të komentojë koalicionet paszgjedhore.

“Këto janë çështje të brendshme e Kosovës, përderisa bazohen në ligj dhe procedurat e rregullta. Meqë janë shumë detyra para autoriteteve të Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane, përfshirë vazhdimin e dialogut me Serbi, është në interesin e qytetarëve që sa më shpejtë të formohet qeveria efikase me mandat të plotë”, ka theksuar ai.

I ashtuquajturi shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se për numrin e mandateve serbe do të flas me bashkësinë ndërkombëtare.

I pyetur nëse janë gjasat reale që serbët të kenë ende vende të rezervuara pos atyre të garantuara, Zbogar thotë: “Zgjedhjet janë kryer dhe janë zhvilluar në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi. Kur verifikohen zyrtarisht të gjitha mandatet, saktësisht do të dini se kujt qytetarët ua dhanë besimin që të përfaqësojnë interesat e tyre në Kuvendin e Kosovës”.

I pyetur se kur do të formohet Asociacioni i Komunave serbe, Zbogar thotë “atëherë kur miratohet statuti”, gjë që do të ndodh kur të arrihet marrëveshja e pranuar për të gjithë./RTK/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *