Home / Lajme / Maqedoni / Zekolli jep dorëheqje, dërgon porosi për ministrat që mbajnë poste me dekada

Zekolli jep dorëheqje, dërgon porosi për ministrat që mbajnë poste me dekada

Drejtori i deritanishëm i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë Shefqet Zekolli ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. Vendimin e bëri publik në një intervistë për të përditshmen ‘Lajm’.

Ai tha se dorëheqja e tij nuk është rezultat i ndonjë pakënaqësie apo presioni politik, por është porosi për funksionarët partiakë që me dekada nuk lëshojnë kolltukët e tyre.

‘Jo, politika nuk ka gisht në këtë mes. Është e kundërta e kësaj, disa prej tyre më kanë këshilluar të mbetem në krye të Institutit. Unë kam dhënë dorëheqje deri te Këshilli i Institutit duke dashur të dërgoj një porosi deri te të gjithë ata të cilët tashmë me dekada kanë zënë pozicionet nëpër institucione të ndryshme, thuajse i kanë trashëgimi a miraz, pa çarë kokën për parime e moral njerëzor a intelektual’, tha Shefqet Zekolli, Drejtor në largim i ITSHKSH.

Zekolli thotë se dorëheqja e tij do ti hap rrugën kuadrove të rinj, të motivuar dhe me ide përparimtare, për ta udhëhequr më denjësisht Institutin.

‘Në këtë mënyrë, iu hapet rruga gjeneratave të reja, djemve e vajzave të reja të ngritur e shkolluar, me ide përparimtare të cilët presin të shpalosin aftësitë e tyre’, deklaroi Shefqet Zekolli, Drejtor në largim i ITSHKSH.

Dorëheqja e Zekollit vjen pas 3 vjet udhëheqje me Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore. Ai do ti kthehet punës si profesor, ndërsa Këshilli i Institutit duhet të vendos për drejtorin e ri.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *