Home / Sport / Zgjidhet kriza, Kameruni në Botëror

Zgjidhet kriza, Kameruni në Botëror

Kameruni do të marrë pjesë në Botërorin e ardhshëm pas kërcënimit që bënë Etoo me shokë për të bërë grevë nëse nuk do të kishin marrë shpërblimet e premtuara.

Kriza më në fund u zgjidh dhe Kameruni siguroi nisjen për në Brazil. Në këtë mënyrë shuhet edhe frika, Kameruni do të marrë pjesë në Botërorin e ardhshëm pas kërcënimit që bënë Etoo me shokë për të bërë grevë nëse nuk do të kishin marrë shpërblimet e premtuara. Sipas “Camfoot”, çështja u zgjidh në një takim ballë për ballë në Hotelin Mont Febe të Yaoundesë. “

Kishte disa keqkuptime të cilat i zgjidhëm gjithshkë u sqarua nuk ka më probleme do të marrin pjesë në Botërorin Brazilian”. Ishte ky konfirmimi i ministrit të sportit, Adoum Garoua. Sipas mediave lokale futbollistët kanë marrë pagesën e menjëhershme të 6% të shumës që Federata e Kamerunit merr nga FIFA për kualifikimin në Botëror, (afërsisht nga 15 mijë euro për çdo lojrtar), përveç një bonusi prej 75 mijë Eurosh që do të paguhet nga shteti. Për t’i paguar cdo lojatri nga 15 mijë euro Federatës ju desh t’i kërkonte një borxh urgjent qeverisë, e cila nga ana e saj vuri menjëherë në lëvizje drejtorët e bankave të shtetit afrikan pavarësisht se ishte një ditë pushimi.

Cështja shpërtheu që të Shtunën me futbollistët që pretenduan që bonueset e parashikuara për pjesëmarrjen në turne të rriteshin dhe t’u paguheshin menjëherë para nisjes në Brazil. Skuadra kishte kërcënuar se nuk do të luante dhe miqësoren me Moldavinë. Vetëm një orë para nisjes së miqësores në Yaunde skuadra pranoi që të luante, por nuk morrën pjesë në të lojtarë si sulmuesit Samuel Etoo e Choupo-Moting, si dhe portieri Itandje. Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Interit shkoi në stadium vetëm në fillimin e pjesës së dytë dhe u largua prej andej para vërshëllimës finale.

Një tjetër provë se sa i lartë ishte tensioni është dhe fakti që lojtarët e lanë fushën në fund të ndeshjes duke bojkotuar ceremoninë e dorëzimit të flamurit të cilin kryeminsitri u detyrua t’ja dorëzonte trajnerit Volker Finke që është gjerman. Mëngjesin e së Dielës situata precipitoi duke qenë se lojtarët nuk u paraqitën në aeroportin Nsimalen ku ishte parashikuar në orën 9:00 nisja në Brazil, ndërsa për fat të mirë në orët e pasidtes u arrit që kriza të zgjiodhej duke konfirmuar në këtë mënyrë pjesëmarrjen e Kamerunit në Botërorin brazilian.

Kërcënon Kameruni, pa marë premiot nuk niset në Brazil

Kaos te Kombëtarja e Kamerunit. Skuadra afrikane kërcënon se nuk do të niset për në Brazil pasi nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me krerët e Federatës Kamerunase të Futbollit për të marë premiot e premtuara.

Futbollistët e ekipit kanë kërcënuar Federatën se nuk do të zbresin në fushë në miqësoren e fundit kundër Moldavisë, por më pas zbritën në fushën e lojës. Ky ishte paralajmërimi i parë ndërsa tani çështja është më serioze.

Kameruni bën pjesë në Grupin A në Botëror bashkë me Brazilin, Kroacinë dhe Meksikën, ndërsa ndeshjen e parë do ta luajë më 13 qershor kundër Meksikës. Nëse Federata nuk reagon sa më shpejt, mund të kemi ndonjë surprizë të pakëndshme nga futbollistët e Camerunit.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *