Home / Lajme / Maqedoni / ‘ZGJOHU’ kërkon përgjegjësi për prokuroren për rastin ‘Monstra’ (VIDEO)

‘ZGJOHU’ kërkon përgjegjësi për prokuroren për rastin ‘Monstra’ (VIDEO)

Shkup, 04 Qershor – Ajo i bën thirrje Këshillit të prokurorëve që urgjentisht ta shqyrton punën e prokurores Geshkovska gjatë tërë këtij procesi të lartpërmendur dhe në rast të konstatimit të parregullsisë ose keqpërdorimit edhe më të vogël, ta shkarkojë të njëjtën dhe të ndërmerr të gjitha sanksionet e parapara me dispozitat ligjore.

Lëvizja qytetare “ZGJOHU!” dorëzoi sot kërkesën zyrtare deri tek Këshilli i prokurorëve për ngritjen e procedurës ndaj prokurores në procesin gjyqësor “Monstra”.

“ZGJOHU!! konsideron se në fjalën e saj përmbaruese prokurorja i ka shpaluar qëndrimet e saja duke mos u bazuar në fakte dhe prova por vetëm në perceptimet e saja. Prokurorja Geshkovska fjalën e saj përfundimtare e kishte përplot me paragjykime dhe fjalë boshe me çka mendojmë se i ka tejkaluar normat e parapara juridike dhe ka keqpërdor pozitën e saj”, thekson kjo organizatë.

Ajo i bën thirrje Këshillit të prokurorëve që urgjentisht ta shqyrton punën e prokurores Geshkovska gjatë tërë këtij procesi të lartpërmendur dhe në rast të konstatimit të parregullsisë ose keqpërdorimit edhe më të vogël, ta shkarkojë të njëjtën dhe të ndërmerr të gjitha sanksionet e parapara me dispozitat ligjore.

“Përveç në anomalitë e raportuara gjatë procesit gjyqësor, Kërkesa e Lëvizjes ZGJOHU! bazohet edhe në parregullsitë e evidentuara gjatë fjalës përfundimtare të prokurores Geshkovska, ndaj të cilave kishte reagime të jashtëzakonshme në mediat në gjuhën shqipe dhe ato maqedonase, për arsye se ishin të pabazuara në fakte dhe nxisnin urrejtje midis dy komuniteteve etnike dhe fetare më të mëdha në vend si dhe krijimin e një përshtypjeje të gabuar të fajit në bazë të paramendimeve të prokurores dhe jo në dëshmi”, thekson “ZGJOHU”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *