Home / Lajme / Maqedoni / Zjarr në Kuvend, s’ka dëme serioze

Zjarr në Kuvend, s’ka dëme serioze

Shkup, 13 Qershor – Në njërën nga kubetë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ku ende po realizohen punë ndërtimore mëngjesin e sotëm është paraqitur një zjarr i vogël i cili është sanuar.

Gjatë saldimit të konstruksionit të çeliktë një shkëndijë ka rënë në izolimin termik të dyshemesë, njoftuan nga Kuvendi. Menjëherë është vërejtur, raguar dhe sanuar. Ka pasur vetëm tym për shkak se bëhet fjalë për hapësirë të mbyllur.

Dëm material nuk ka. Bllagoja Menkovski nga njësiti zjarrfikës konfirmoi se ngjarja ka ndodhur gjatë saldimit.

Para hyrjes zyrtare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ka pasur dy automjete zjarrfikëse. Në ndërtesë për momentin ende nuk ka energji elektrike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *