Home / Lajme / Maqedoni / Zjarr në një shtëpi në Çellopek (VIDEO)

Zjarr në një shtëpi në Çellopek (VIDEO)

Tetovë, 04 Qershor – Të mërkurën mbrëma rreth orës 1 e 30 minuta ka shpërthyer zjarr në shtëpinë e (F.I) 62 vjeçar nga fshati Çellopek, njofton Televizioni Koha.

Zjarri fillimisht është përhapur në pjesën e nënkulmit dhe më pas është përhapur edhe në pjesën e poshtme të shtëpisë. Me intervenim të zjarrfikësve të Tetovës, zjarri është lokalizuar.

Nga ky zjarr nuk ka pasur të lënduar ndërsa policia ka kryer hetim janë marrë gjësende për hetim dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit dhe shkaqet e këtij zjarri, përderisa dëmi material sipas pronarit të shtëpisë kap vlerën 15 mijë euro, njofton policia e Tetovës. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *