Home / Lajme / Maqedoni / Zjarr në orëmatësin, helmohet 67 vjeçarja (VIDEO)

Zjarr në orëmatësin, helmohet 67 vjeçarja (VIDEO)

Tetovë, 02 Qershor – Dje rreth orës 18.00 ka shpërthyer zjarr në një ormatës elektrik që ka qenë e vendosur në një banesë në rrugën Bllagoja Toska në Tetovë.

Si pasojë e këtij zjarri helmim ka pësuar Sh.J 67 vjeçare dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore është lëshuar për kurim shtëpiak. Me intervenim të zjarrëfikësve të Tetovës zjarri është lokalizuar dhe më pas është shuar në tërësi. Është kryer hetim dhe janë zbardhur gjitha detajet rreth këtij aksidenti.

Dy të lënduar në autostradën Shkup – Tetovë

Tetovë, 02 Qershor – Në autostradën Shkup Tetovë në afërsi të fshatit Debërc rreth orës 17 e 40 minuta vetura e tipit Hunday Matriks me regjistrim të Tetovës e drejtuar nga V.P 44 vjeçar ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Gjatë këtij aksidenti, bashkëudhëtarja M.P (41) nga Tetova ka marrë lëndime trupore ndërsa bashkëudhëtarja tjetër N.B (61) vetëm lëndime të lehta.“Bashkëudhëtarja M.P është mbajtur për kurim shtëpiak në Spitalin Klinik të Tetovës kurse tjetra është lëshuar për shërim shtëpiak.Policia informoi se gjtë hetimeve të bëra është vërtetuar se shkak për këtë aksident ka qenë shpejtësia e papërshtatur me kushtet në rrugë ndërsa dëmi është vlerësuar rreth 100 mijë denarë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *