Home / Sport / Zyrtare: Ferençina trajner i ri i Shkëndijës (VIDEO)

Zyrtare: Ferençina trajner i ri i Shkëndijës (VIDEO)

Tetovë, 06 Qershor – “Jam i kënaqur që jam këtu dhe për faktin që më emërohem trajner i ri i Shkëndijës.Jam njofuar me planet e ekipit, me ambiciet dhe gjithë atë që ndodh në klub dhe shpresoj që së bashku të arrijmë të realizojmë qëllimet”, deklaroi trajneri i ri i Shkëndijës, Roy Ferençina.

Strategu kroat Roy Ferençina është shefi i ri i stafit teknik i KF Shkëndija, duke zëvendësuar në këtë post Shpëtim Duron. Pas bisedave korrekte palët arritën marëveshje bashkëpunimi për sezonin e ardhshëm, ku ambiciet janë shumë më të mëdha se sa vitin e kaluar. Roy Ferençina me vete sjell një trajner ndihmës, Pavo Crnac, ndërsa pjesë e stafit teknik mbesin edhe Jeton Beqiri, is ndihmës trajner, Armend Elezi, trajner i portierëve dhe trajneri kondicional, Metin Dalip. 44 vjeçari Ferençina u prezantua në postin e trajnerit të Shkëndijës të premten në një konferencë për shtyp, së bashku me presidentin e klubit, Jetmir Bexhetin.

“Kemi lënë pas një periudhë të mundimshme dhe shumë intensive. Jemi të vetëdijshëm për padurimin që u krijua në opinion dhe në mesin e tifozëve tanë, mirëpo ne nuk guxonim të lejonim të biem pre e kësaj euforie, pasi një klub profesional nuk vepron ashtu. Pas sigurimit të pjesëmarjes në kualifikimet për Liga Evropa nuk kemi patur shumë kohë për të festuar, pasi menjëherë është dashur të nisim përgatitjet për atë që na pret në të ardhmen. Në këtë drejtim, shumë e rëndësishme për ne ishte gjetja e një trajneri kualitativ, i cili do të plotësonte kriteriumet e vendosura nga drejtuesit dhe pronarët. Sot, jemi krenar që këtu me ne kemi z. Roy Ferençinan, të cilin po e promovojmë si shef të ri të stafit teknik të KF Shkëndija dhe të të cilin kemi firmosur kontratë një vjeçare. Trajnerit të ri i urojmë mirëseardhje, me shpresë që së bashku do të ndajmë shumë momente gëzimi në të ardhmen”, deklaroi kryetari i Shkëndijës, Jetmir Bexheti, i cili shtoi se përcaktuese në vendimin për të angazhuar kroatin ishte përvoja e tij në Evropë. Ndërkohë shefi i ri i stafit teknik të KF Shkëndija, Roy Ferençina shprehet i kënaqur që i jepet besimi të udhëheqë ekipin ‘kuqezi’.

“Jam i kënaqur që jam këtu dhe për faktin që më emërohem trajner i ri i Shkëndijës. Kemi patur bisedime korekte me drejtuesit dhe më vjen mirë që në fund gjithçka përfundoi me sukses dhe me firmosje të bashkëpunimit. Jam njofuar me planet e ekipit, me ambiciet dhe gjithë atë që ndodh në klub dhe shpresoj që së bashku të arrijmë të realizojmë qëllimet që pronarët kanë vendosur për periudhën që pason”, deklaroi trajneri i ri i Shkëndijës, Roy Ferençina, i cili që në fjalimin e tij të parë si ‘kuqezi’ nuk la pa përmendur tifozët e zjartë ‘Ballistët’. “Planet edhe ambiciet e drejtuesve më bindën të pranojë këtë ofertë. Unë dua të ec para, Shkëndija gjithashtu. Kam informata për futbollistët që kemi në ekip, ndërsa do të kemi edhe disa përforcime. Besoj në suksese të cilat mund t’i arrijmë të gjithë së bashku, duke mbështetur njëri tjetrin. E dij se Shkëndija ka një tifozeri të zjartë, ka ‘Ballistët’ që i japin shpirt skuadrës dhe unë kam respekt për këtë audiencë. Besoj të kemi arsye të shumta për të festuar”, tha Ferençina, që përmendi në fund edhe faktin se tre vite më parë për pak sa nuk u përball me Shkëndijën në Liga Evropa. “Në vitin 2012 për pak do të ishim takuar si rival në Liga Evropa, mirëpo Shkëndija atëherë u eliminua nga Portadauni, ndërsa ne më vonë kaluam ata dhe luajtëm me Bilbaon. Shpresojmë që këtë vit të jemi të suksesshëm në Evropë dhe në sezonin e ri”, përfundoi Roy Ferençina.

Ndryshe ekipi i parë i Shkëndijës nga dita e enjte ka nisur aktivitetet, fillimisht me kontrolle mjekësore, ndërsa të premten zhvilloi seancën e parë stërvitore në të cilën mori pjesë edhe shefi i ri i stafit teknik, Roy Ferençina. Të shtunën përsëri futbollistët kanë teste mjekësore, të dielën do të zhvillohet një seancë më e lehtë stërvitore, ndërsa të njëjtën ditë (e dielë 08.06.2014) në orën 20:00 ekspedita e Shkëndijës niset drejt Strugës, ku për 10-të ditë do të zhvillohet faza e parë përgatitore. Ndërkohë pritet që së shpejti në konsultim me shefin e ri të stafit teknik të vendoset për vendin ku do të zhvillohet faza kryesore e përgatitjeve dhe ku parashihet të zhvillohen disa ndeshje kontrolluese.

CV – ROY FERENÇINA

Kroati Roy Ferençina (i lindur më 4 qershor 1970 ) është ish-futbollist dhe tani trajner, i cili posedon edhe nën-shtetësi të SHBA-ve. Ferençina në karrierën e tij si futbollist ka luajtur për skuadrat kroate Dinamo Zagreb, Treshnjevka, Inter Zapresiç, Marsonia dhe Hrvatski Dragovoljac, para se në vitin 1997 të transferohet në Slaven Belupo. Roy Ferençina mbahet mend kryesisht për periudhën e gjatë të kaluar te skuadra e Slaven Belupos, ku ai qëndroi dhe luajti 8-të vitet e fundit të karrierës së tij. Ai zhvilloi 172 ndeshje dhe shënoi 11 gola për këtë skuadër. Në shkurt të vitit 2005, Ferençina vendosi t’i japë fund karrierës si futbollist aktiv, mirëpo duke mbetur edhe më tej pranë këtij sporti si trajner. Në sezonin gaures 2006/07, Ferençina u emërua si ndihmës trajner i Elvis Scoria-s te Slaven Belupo, ndërsa në janar të 2008-ës u emëruaa menaxher i ekipit të të rinjve të NK Lokomotiva. Më vonë, ai për tre muaj ishte ndihmës trajner në ekipin e parë te Lokomotiva, para se në prill të 2009 të emërohet shef i stafit teknik te kjo skuadër, ku zëvendësoi të larguarin Zheljko Pakasin. Nën udhëheqjen e tij në sezonin 2008/09, NK Lokomotiva për herë të parë në histori u promovua në kategorinë e parë të Kroacisë, ndërsa një në sezonin 2009/10 si debutues në elitë Lokomotiva u ndal në pozitën e 8-të në renditjen tabelare. Në vitin 2011 emërohet trajner i parë i Slaven Belupos dhe në fund të sezonit ndalet në pozitën e tretë, duke siguruar pjesëmarje në kualifikimet për Liga Evropa. Në raundin e dytë ai me ekipin e tij eliminoi Portadaunin e Irlandës së Veriut me dy fitore 6:0 dhe 4:2, ndërsa në raundin e rradhës u përballë me finalistin e vitit të kaluar të Liga Evropës, Atletik Bilbao. Sfidën e parë në Spanjë, Slaven Belupo e humbi me rezultat 3:1, ndërsa takimi i kthimit për pak sa nuk solli senzacion, kur ekipi i Ferençinas shënoi fitore me rezultat 2:1 dhe u eliminua falë vetëm një goli. Kjo fitore mbetet rezultati më i mirë në historinë e Slaven Belupos. Sezonin e fundit Ferençina ishte trajner i NK Vinogradarit në kategorinë e dytë kroate, ndërsa tani pranon ofertën e drejtuesve të Shkëndijës për tu ulur në pankinën ‘kuqezi’.

Roy Ferençina

Vendlindja: SHBA, 04.06.1970 (44 vjeç)
Karriera si futbollist:
Dinamo Zagreb
Treshnjevka
Inker Zapreshiç
Marsonia
Hrvatski Dragovoljac
Slaven Belupo
Karriera si trajner:
2006–2007 Slaven Belupo (asistent)
2009–2010 Lokomotiva
2011–2013 Slaven Belupo
2013–2014 NK Vinogradar

2014 – KF Shkëndija

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *