Home / Lajme / Maqedoni / 22 aksidente më shumë se vitin e kaluar (VIDEO)

22 aksidente më shumë se vitin e kaluar (VIDEO)

Tetovë, 09 Korrik – Gjatë 6 muajve të kaluar të këtij viti, në rajonin që mbulon SPB Tetovë kanë ndodhur 477 aksidente ku 377 kanë ndodhur në Tetovë dhe 100 në Gostivar apo ndryshe 22 aksidente më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë kohore vitin e kaluar, transmeton Televizioni Koha.

Këtë vit në aksidentet rrugore ka pasur 1 viktimë për dalim të vitit të kaluar ku për të njëjtën periudhë kohore kanë humbur jetën 6 persona. 52 persona kanë marrë lëndime të rënda trupore ndërsa 300 të tjerë kanë kaluar me lëndime të lehta, tregojnë statistikat e Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Sipas policisë ajo çka është karakteristike këtë vit se 1 e treta e aksidenteve kanë ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet në rrugë, 80 aksidente kanë ndodhur si pasoj kryerjes së veprimeve të gabuara, ndërsa 59 kanë ndodhur si pasoj e mosdhënies së përparësisë etj, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu dukshëm janë rritur aksidentet që shkaktohen nga kafshë në rrugë ku numri këtë vit I këtyre lloj aksidenteve ka qenë 58 krahasuar me të njëjtën periudhë kohore vitin e kaluar ku ka pasur 6 aksidente. Më së shpeshti aksidentet e këtilla kanë ndodhur në autostradën Tetovë Shkup dhe Tetovë Gostivar, ku më së shpeshti qentë endacak janë kyçur në rrugë si pasojë e mospasjes apo shkatërrimit të mburojave rreth autostradës. Dëmi material nga aksidentet e këtilla është llogaritur 12 milion denar. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *