Home / Lajme / Maqedoni / 27 kallxime për dhunë në familje (VIDEO)

27 kallxime për dhunë në familje (VIDEO)

Tetovë, 22 Korrik – Gjatë 6 muajve të kaluar të këtij viti në rajonin që mbulon SPB Tetovë ka pasur 27 kallëzime penale për dhunë në familje, 23 në Tetovë dhe 4 në Gostivar.

Në 2 të tretën e rasteve viktima të dhunës kanë qenë bashkëshortet dhe bashkëshortet pa kurorë, ndërsa dhunuesit kanë qenë burrat, të cilët për një kohë të gjatë i kanë malltretuar psiqikisht dhe fizikisht. Në 6 raste djemtë kanë ushtruar dhunë ndaj prindërve dhe një rast babai ka sulmuar fëmijët.

Krahas kësaj, në gjysëmvjetorin e parë të këtij viti gjithashtu janë përgatitur 12 thirrje për vazhdim të procedurës së mëtutjeshme,8 në Tetovë dhe 4 në Gostivar. Gjatë kësaj periudhe janë paraqitur 68 ankesa 41 në Tetovë dhe 27 në Gostivar, numër më i madh nga bashkëshortët por edhe nga prindërit ose të afërmit të cilët janë ankuar për dhunë nga të afërmit por nuk kanë kërkuar ndjekje penale. Ti gjitha rastet janë zbardhur ndërsa dhunuesit janë paralajmëruar. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *