Home / Lajme / Rajon / 5 të vrarë në Fier

5 të vrarë në Fier

22 korrik-Dyshohet se shkak kryesor i kësaj tragjedie në familje ka qenë fejesa e mbesës 17 vjeçare, për të cilën xhaxhai Bajram Vrapi ka qenë kundër kësaj fejese. Mendohet se fillimisht mes autorit dhe dy vëllezërve të tij ka pasur debat.

Samit Toska është personi i fundit që ka folur me autorin e masakrës në Fier, përpara se ai të vetëvritej.

I pyetur nga gazetari i News24, Samit Toska tha se Bajram Vrapi i kishte kërkuar një telefon për të folur me të bijën në Greqi dhe më pas i kishte thënë se i kishte vrarë të gjithë sepse e trajtonin keq.

“Bajramin e takova në rrugë, ishte me armë. Më tha i vrava të gjithë, më trajtonin keq. Negociova me Bajramin që të lëshonte armën, nuk më dëgjoi dhe qëlloi veten me armë”, deklaroi Toska.

Krim i 5-fishtë në familje, burri vret dy vëllezërit, kunatën mbesën dhe më pas veten (Video)

Një ngjarje e rëndë tronditi qarkun e Fierit mëngjesin e sotëm.

Një person ka vrarë dy vëllezërit, kunatën mbesën dhe më pas veten.

Bajram Vrapi është autori i vrasjes.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sturmë të Fierit. Nuk dihen shumë detaje dhe motive të kësaj vrasjeje të rëndë.

Viktimat
1- Xhemal Vrapi 79 vjeç
2- Besim Vrapi 60 vjeç
3- D.V 43 vjeç,
4- M.V 17 vjeçe
5- Bajram Vrapi vrau veten

Ora 09: 34- 73 vjeçari vrau veten në një arë me misër pasi u rrethua nga policia

Autori është rrethuar nga forcat e policisë në një arë me misër në afërsi të banesës. Duke mos pranuar të dorëzohet autori ka vrarë veten.

Ora 09: 23 Policia: Autori 73 vjecar

Policia e Fierit jep detaje për ngjarjen: Sot në orën 08:00, ne fshatin Suk 2, komuna Strum ka ndodhur vrasje e 5-fishtë.

Shtetasi Barjam Vrapi vjec 73,ka hyre ne banesen e vellait te tij shtetasit Xh.Vrapi vjec dhe ka qelluar me arme gjahu ndaj pjestareve te familjes ku per pasoje kane mbetur te vdekur shtetasit Xh.Vvjec 79 ,D.V vjec 43 ,B.Vrapi vjec 60 dhe M V vjec 17 me pas ka vrare veten.policia ka shkuar ne vendngjarje dhe po punon per zbardhken e ngjarjes. /Oranews.tv/.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *