Home / Lajme / Maqedoni / A do të ndalohen solariumet për personat e mitur në Maqedoni? (VIDEO)

A do të ndalohen solariumet për personat e mitur në Maqedoni? (VIDEO)

02 Korrik – Rreth 600 persona ne vendin tonë, në vit, diagnostikohen me kancer në lëkurë. Bëhet fjalë për një nga tumoret më agresive, sepse shumë shpejtë përhapet dhe kaplon shumë organe.

Si faktor për përhapjen e tumorit është rrezatimi i lartë UV ndërsa si rrezik paraqitet edhe solariumet, kryesisht nëse përdoren nga persona më të rij se 18 vjeç.

Solariumet për personat e mitur janë të ndaluara në shumë shtete amerikane, shtete evropiane, dhe së fundmi edhe në Mal të Zi.
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni Nikolla Todorov theksoi se ndalimi i solariumet për persona të mitur është temë për të cilën veç më është diskutuar dhe do të jetë një nga masat e ardhshme që ministria do të ndërmerr në luftën kundër kancerit të lëkurës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *