Home / Lajme / Maqedoni / Ademi: Komunat të ngrenë iniciativë për drejtime të reja (VIDEO)

Ademi: Komunat të ngrenë iniciativë për drejtime të reja (VIDEO)

03 Korrik – Ulja e numrit të nxënësve dhe rritja e numrit të mësimdhënësve kanë ardhur për shkak të reformave në arsim, siç janë mësimi nëntëvjeçar, që nënkupton shtimin e një viti shkollor të procesit, si dhe lëndët e reja që aplikohen në disa drejtime.

Ky është arsyetimi i Ministrit të Arsimit Abdilaqim Ademi ndaj këtij fenomeni për të cilën thotë se ai ndodh jo vetëm te maqedonasit por edhe shqiptarët. Ai iu bën thirrje komunave dhe sektorëve arsimor komunal, se me decentralizimin, janë ato që i ngrenë prioritetet në arsim.

“ Për hapjen e drejtimeve të reja duhet të ketë iniciativë nga shkolla, konkretisht nga komuna, dhe pastaj ministria mund t’i përgjigjet pozitivisht ose negativisht në bazë të analizave dhe nevojave që ka një komunë për të hapur drejtime të reja. Por gjithmonë them varet nga iniciativa. Unë do të kisha bërë apel që komunat të jenë pak më kreative veçanërisht në hapjen e drejtimeve profesionale dhe jo në hapjen e drejtimeve të gjimnazeve dhe të përgjithshme ”, tha Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit, transmeton Televizioni Koha.

Ademi paralajmëroi kontroll rreth punësimeve që bëhen nëpër shkolla me qëllim që të evitohen angazhimet e panevojshme.

“ Prej sot ose prej momentit kur unë jam ministër, është që ne fillimisht do të kontrollojmë nëse në kuadër të shkollave të cilat i mbulon ajo komunë që bën kërkesë për punësim të ri, a ka arsimtar të cilët nuk janë me orar të plotë të mësimit, a ka arsimtar të cilët eventualisht mund ta mbulojnë vendin e punës për të cilin komuna bën kërkesë, dhe nëse ka të tillë, kërkesa do të refuzohet, përgjigja do të jetë negative. Pra do të vendosim një filtër i cili nuk do t’i përgjigjet gjithmonë pozitivisht kërkesës së komunës ”, u shpreh Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit, transmeton Televizioni Koha.

Përmes kësaj mënyre, sipas Ademit, Shkollat do të përdorin kuadrot e lirë, në vend që të marrin kuadro të reja. Ademi njoftoi gjithashtu se po hetohet tejkalimi eventual i numrit të nxënësve nëpër paralele, fenomen ky që po ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë e arsimit. Përveç kësaj, në fokus janë edhe paralelet e përziera, për të cilat ministri premtoi se çdo nxënësi do t’i krijohen kushte për mësim aty ku jeton pavarësisht kostos.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *