Home / Lajme / Maqedoni / Ahmed Qazimi ende figuron si këshilltar i Ivanovit

Ahmed Qazimi ende figuron si këshilltar i Ivanovit

18 korrik-Në këshillin për siguri figuron Abdilaqim Ademi ministër i Ekologjise, e në fakt ky i fundit është emëruar Ministër i Arsimit dhe Shkencës. Poashtu në ueb faqen e kryetarit ekziston emri i këshilltarit Ahmet Qazimi i cili gati se një vit e gjysëm është udhëheqës i sektorit për veprimtari publike në komunën e Tetovës.

Edhe pas një muaji nga emërimi i ministrave të rinj,Talat Xhaferi ende rezulton si ministër i Mbrojtjes për presidentin Gjorge Ivanov. Emri i Xhaferit vazhdon të figurojë në ueb-faqen e presidentit Ivanov si anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, edhe pse pranim-dorëzimi i funksionit në këtë dikaster u realizua brenda minutave të para, pas votimit të Qeveris së re.

Në këshillin për siguri figuron Abdilaqim Ademi ministër i Ekologjise, e në fakt ky i fundit është emëruar Ministër i Arsimit dhe Shkencës. Poashtu në ueb faqen e kryetarit ekziston emri i këshilltarit Ahmet Qazimi i cili gati se një vit e gjysëm është udhëheqës i sektorit për veprimtari publike në komunën e Tetovës.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një lëshim teknik, mungesës së vigjilencës së kabinetit të Ivanovit apo mos konstituimi të përbërjes së re të Këshillit të Sigurimit. Prej të paktën 5 vjetësh, Këshillit të Sigurisë Kombëtare nuk ka mbajtur asnjë takim, dhe sipas paralajmërimeve, ai pritet të mbahet këto ditëve, diktuar edhe nga situata e protestave të fundit. Sipas Kushtetutës, ky organ kryesohet nga presidenti i Republikës ndërsa anëtarë të tij janë Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Ministri i Brendshëm, ai i Jashtëm dhe i Mbrojtjes, si dhe 3 anëtarë të cilët i cakton vetë presidenti. Në mesin e 5 funksionarëve të sipërpërmendur, nuk ka asnjë shqiptarë, duke marrë parasysh se të gjitha këto dikastere drejtohen nga kuadro të VMRO DPMNE-së. Nuk dihet nëse ndonjë nga 3 anëtarët që cakton presidenti do të jetë shqiptar. Nga BDI-ja kanë paralajmëruar se do të refuzojnë kërkesën eventuale të Ivanovit për të deleguar anëtarë në Këshillin e Sigurimit për shkak se kjo parti vazhdon të kontestojë legjitimitetin e presidentit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *