Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: BDI kërkon ripërsëritje të procesit (VIDEO)

Ahmeti: BDI kërkon ripërsëritje të procesit (VIDEO)

Tetovë, 09 Korrik – Kryetari Ahmeti njoftoi ambasadorin Kamsvag për qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe për pritjet e shumicës së qytetarëve për transparencë në procesin gjyqësor për rastin e ashtuquajtur Monstra dhe për adresim të shqetësimeve shoqërore nga ana e Gjykatës së Apelit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti të mërkurën në selinë e partisë në Tetovë, priti ambasadorin e Norvegjisë në Maqedoni, Nils Ragnar Kamsvag.

Ahmeti dhe Kamsvag, thuhet në kumtesën e Partisë, bashkëbiseduan për zhvillimet e fundit politike në vend, dënimin e gjykatë me burg të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovcës, si dhe integrimin Euroatlantik të Maqedonisë. Kryetari Ahmeti njoftoi ambasadorin Kamsvag për qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe për pritjet e shumicës së qytetarëve për transparencë në procesin gjyqësor për rastin e ashtuquajtur Monstra dhe për adresim të shqetësimeve shoqërore nga ana e Gjykatës së Apelit. Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon rikthim të kredibilitetit të këtij procesi dhe kjo mund të arrihet me përsëritje të procesit dhe me transparence të plotë, të mbikëqyrur nga ekspert ndërkombëtar me përvojë në procese të tilla.

Gjithashtu, Ahmeti ripërsëriti shqetësimin që ky rast kaq i vështirë po shfrytëzohet nga individë dhe subjekte të caktuara për përfitime personale dhe të grupeve politike që ata përfaqësojnë. Duke folur për nevojën e integrimit të Maqedonisë në NATO, Ambasadori Kamsvag theksoi që ish kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg do të merr përsipër detyrën e sekretarit të përgjithshëm të NATO pas samitit të aleancës në shtator të këtij viti.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nënvizoi rëndësinë e muajve në vijim për rrugën drejt NATO-s dhe hapjes së bisedimeve me Bashkimin Evropian dhe përsëriti që kompromisi me fqiun jugor është lehtësisht i arritshëm po që se palët ulen të bisedojnë me ndërmjetësim ndërkombëtar.

Gjithashtu lexo

Gjykata refuzon ankesat e të akuzuarve në lëndën “Trezor”

Këshilli për vlerësimin e aktit prokuror në Gjykatën Penale, në lëndën e PSP-së të njohur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *