Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: E drejtë e çdo kujt të protestoj. Dhuna nuk i ndihmon askujt

Ahmeti: E drejtë e çdo kujt të protestoj. Dhuna nuk i ndihmon askujt

Tetovë, 07 Korrik – “Sot kisha një takim të rëndësishëm me ambasadorin e SHBA-ve dhe bashkërisht vlerësuam që e drejt e çdo qytetari është të protestojë. E drejtë legjitime është që të gjithë të shfaqin pakënaqësi për procese të caktuara, që këto procese të jenë sa më transparente dhe të jenë sa më të besueshme për opinionin, publikun dhe opinion-bërësi, raporton Televizioni Koha.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në prononcimin e tij të parë për protestat kundër rastit Monstra dhe dënimin me burg të përjetshëm të pesë personave ka theksuar se është e drejte e çdokujt që të protestojë dhe të shpreh pakënaqësinë e tij. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Pol Uolers tha se dhuna nuk i ndihmon procesit, transmeton Televizioni Koha.

“Sot kisha një takim të rëndësishëm me ambasadorin e SHBA-ve dhe bashkërisht vlerësuam që e drejt e çdo qytetari është të protestojë. E drejtë legjitime është që të gjithë të shfaqin pakënaqësi për procese të caktuara, që këto procese të jenë sa më transparente dhe të jenë sa më të besueshme për opinionin, publikun dhe opinion-bërësi, raporton Televizioni Koha.

Bashkërisht vlerësuam se dhuna nuk ndihmon procesin, dhuna nuk i ndihmon zhvillimit të mëtejmë të procesit, nuk ndihmon zgjidhjen institucionale, që ky proces të jetë sa më bindës për gjykatën e apelit me qëllim që ky zhvillim të rikthehet në shkallë të parë”, tha Ahmeti, njofton Televizioni Koha.

Ai më pas theksoi se e ka informuar ambasadorin e SHBA-ve se BDI do të kërkojë monitorim nga ekspert ndërkombëtar dhe vendor me qasje të plotë në të gjithë procesin dhe procedurat që opinioni të jetë në mënyrën më transparente i njoftuar./Televizioni Koha/
Urim HASIPI

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *