Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti i dhuron Ambasadores Gjermane një fanellēn me Shkodran Mustafin

Ahmeti i dhuron Ambasadores Gjermane një fanellēn me Shkodran Mustafin

15 korrik-Bashkëbiseduesit gjithashtu folën edhe për reformat në gjyqësor, sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave si kritetere dhe pjesë të reformave që duhet të plotësohen dhe realizohen nga Maqedonia në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, priti në një takim lamtumirës Ambasadoren Gjermane në Maqedoni, Gudrun Shtajnaker. Kryetari Ahmeti i dhuroi Ambasadores Shtajnaker një fanellë të veçantë me fotografinë e lojtarit me prejardhe shqiptare në kombëtarën gjermane, Shkodran Mustafi, me gjestikulacionin e shqiponjës dykrenare, fotografi kjo e bërë menjehërë pas shpalljes kampion bote. Kryetari Ahmeti shprehu urata për fitoren e Gjermanisë në botërorin në Brazil dhe theksoi që edhe shqiptarët i janë gëzuar këtij suksesi. Kryetari Ahmeti gjithashtu përshëndeti deklaratën e sotme të Kancelares Gjermane Anxhela Merkel në Dubrovnik e cila shprehu pëkrahjen gjermane për nevojën e zgjidhjes së çështjes së emrit dhe arritjes së kompromisit me fqiun tonë jugor. Pikërisht angazhimi gjerman dhe i vendeve tjera të Bashkimit Evropian, në bashkëpunim me Vashingtonin, në drejtim të arritjes së kompromisit, është vendimtar për ta zgjidhur kontestin shumëvjeçar midis Maqedonisë dhe Greqisë. Bashkëbiseduesit gjithashtu folën edhe për reformat në gjyqësor, sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave si kritetere dhe pjesë të reformave që duhet të plotësohen dhe realizohen nga Maqedonia në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Kryetari Ahmeti dhe Ambasadorja Shtajnker gjithashtu ndanë shqetësim për protestat në të cilat u manifestua dhunë, Kryetari Ahmeti theksoi që BDI është e përkushtuar për transparencë të plotë të gjyqësorit në mënyrë që të rikthehet besimi i qytetarëve në gjyqësor, por edhe mbikqyrje eksperte ndërkombëtare në rastin Monstra. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet partner i përkushtuar i komunitetit ndërkombëtar në përmbushjen e reformave të kërkuara nga Brukseli në sferën e sundimit të ligjit, por edhe të mirëmbajtjes së marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike. Kryetari Ahmeti i uroi Ambasadores Gudrun Shtajnaker suksese në punën e mëtutjeshme dhe e falëmnderoi për kontributin e saj gjatë mandatit në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *