Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takon Aivo Oravin:Të prezantohen provat për Monstrën

Ahmeti takon Aivo Oravin:Të prezantohen provat për Monstrën

8 korrik- Ky proces duhet të mbikëqyret nga ekspertë të komunitetit ndërkombëtarë me përvojë, që do të kanë qasje të plotë gjatë gjithë procesit dhe në të gjitha dëshmitë”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav. Dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth situatës së krijuar në vend pas shqiptimit të dënimit ndaj 6 personave me burg të përjetshëm për rastin Monstra. “Ambasadori Orav theksoi që Brukseli zyrtar po i ndjek me vëmendje zhvillimet në Maqedoni në lidhje me këtë rast, bashkë me përfaqësuesit e tjerë të komunitetit ndërkombëtar në vend. Kryetari Ahmeti ritheksoi nevojën që pakënaqësia të manifestohet me qetësi, në mënyrë që ky rast të mos ndërlikohet dhe vështirësohet edhe më tepër. Ahmeti shprehu pritjet që Gjykata e Apelit të merr parasysh të gjitha shqetësimet shoqërore në lidhje me zhvillimin e gjykimit në rastin Monstra dhe se do të vendos drejtë. Kredibiliteti i lëkundur i këtij procesi mund ta rikthej besimin e opinionit vetëm nëpërmjet të një procesi transparent ku do të prezantohen provat dhe faji do të dëshmohet. Ky proces duhet të mbikëqyret nga ekspertë të komunitetit ndërkombëtarë me përvojë, që do të kanë qasje të plotë gjatë gjithë procesit dhe në të gjitha dëshmitë”, thuhet në kumtesën e BDI-së. Ahmeti citohet të ketë theksuar se i kupton përpjekjet e forcave politike si dhe të atyre që pretendojnë në të ardhmen të bëhen të tillë, që ta shfrytëzojnë këtë pakënaqësi të qytetarëve, ndërsa theksoi se shpreson që ky shfrytëzim i situatës mos të nënkuptojë edhe nxitje të dhunës. “Është përgjegjësi e përbashkët që të identifikohen dhe tejkalohen përpjekjet për drejtësi selektive, por edhe gjykatësit dhe prokurorët që kryejnë detyrat e tyre pа ngarkesa, në mënyrë që të rritet besueshmëria e qytetarëve në proceset gjyqësore”, thuhet në fund të kumtesës së BDI-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *