Home / Lajme / Maqedoni / Aksident në rrugën Gostivarë – Tetovë (VIDEO)

Aksident në rrugën Gostivarë – Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 14 Korrik – Nga SPB – Tetovë informojn se dje në rrugën Gostivar – Tetovë në afërsi të fshatit Zherovjan vetura e tipit Golf ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, transmeton Televizioni Koha.

Të dielën në rrugën Gostivar – Tetovë në afërsi të fshatit Zherovjan, vetura e tipit Golf me regjistrim të Gostivarit e drejtuar nga S.E 34 vjeçar nga fshati Çajle ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident bashkudhëtari I.E 58 vjecar nga po i njëjti fshat ka marrë lëndime trupore me ç`rast menjëherë është dërguar dhe mbajtur në spitalin klinik të Tetovës. Është kryer hetim, shkak i aksidentit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë, ndërsa dëmi material është llogaritur 100 mijë denar. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *