Home / Lajme / Maqedoni / Aksidentohet një 63 vjeçar (VIDEO)

Aksidentohet një 63 vjeçar (VIDEO)

Tetovë, 02 Korrik – SPB Tetovë informoi se në rrugën Tetovë – Falishtë goditur 63 vjeçari B.A nga Tetova.

Aksidenti i radhës në rajonin e Tetovës është rregjistruar në rrugën Tetovë – Falishtë kur vetura e tipit Golf me regjistrim të Tetovës e drejtuar nga 64 vjeçari Z.Sh nga fshati Strimnicë ka goditur 63 vjeçarin B.A nga Tetova i cili ka qenë duke drejtuar biçikletë. 63 vjeçari me lëndime trupore është dërguar dhe mbajtur në spitalin klinik të Tetovës, ndërsa është kryer hetim.

Policia informoi se janë zbardhur detaje rreth këtij aksidenti ku shkak ka qenë shpejtësia e papërshtatshme ndërsa dëmi material është llogaritur 10 mijë denarë, njofton policia.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *