Home / Lajme / Maqedoni / Aktivitet ndryshe për Muajin e Ramazanit (VIDEO)

Aktivitet ndryshe për Muajin e Ramazanit (VIDEO)

Tetovë, 03 Korrik – Shoqata Kulturore “Vizioni M” në bashkëpunim me Shoqatën Edukative Kulturore “Femida Alb” dje në hapësirat e Remall kanë organizuar aktivitetin e quajtur “Muri I Ramazanit”.

Në këtë aktivitet qytetarët kanë pasur mundësi që nëpër fleta të shkruajnë mesazhe, përvoja të tyre dhe të njëjtat ti vendosin në Murin e Ramazanit, ndërsa përvec kësaj janë ndarë falas edhe libra me përmbajtje fetare për të gjitha grupmoshat.

Ersale Zeqiri nga shoqata ” Vizioni M ” është shprehur e kënaqur me këtë aktivitet të organizuar duke shpresuar që interesimi për aktivitete të këtilla kreative të jenë të mirëpritura nga qytetarët.

Ndryshe gjatë muajit të ramazanit organizohen shumë aktivitete të ndryshme nga shoqata joqeveritare.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *