Home / Lajme / Rajon / Aleanca Kuq e Zi proteston në Tiranë në mbështetje të Shkupit

Aleanca Kuq e Zi proteston në Tiranë në mbështetje të Shkupit

Tiranë, 12 Korrik – Qindra aktivistë të Aleancës Kuqe Zi dhe një grup të përndjekurish politik protestuan sot në Tiranë para Ambasadës së Maqedonisë paralelisht me protestat e organizuara në Shkup. Protestuesit mbanin flamujt Kuq e Zi dhe simbolet kombëtare duke mos lejuar asnjë flamur partiak apo simbole të huaja.

Me thirrje patriotike protestuesit përshkruan një nga akset kryesore në kryeqytet dhe rrethuan ambasadën e Republikës së Maqedonisë. Në tubim merrte pjesë lideri kuqezinjve Kreshnik Spahiu i shoqëruar nga liderët e ish të burgosurve politik i cili deklaroi:

“Monstrat e politikës maqedonase kanë nisur nga burgosjet politike dhe dhuna shtetërore. Gruevski një ultra-nacionalist maqedonas nuk mund të qeverisi një shtet multi-etnik si Maqedonia. Qeveria monstër e Gruevskit duhet të largohet se nuk mund të mbaj me dhunë shqiptarët. Marrëveshja për të vendosur rendin publik dhe kushtetues në Maqedoni me ndihmën e policisë serbe është një formë diktati për të mbajtur shqiptarët të pushtuar nën regjimin mostër serbo-maqedonas. Policia serbe të largohet nga Maqedonia pasi në të kundër i lind e drejta policisë së Shqipërisë të garantojë jetën e shqiptare. Kjo marrëveshje ose kërkon reci! procitet mes Maqedoni-Serbi-Shqipëri ose largim të menjëhershëm të policisë serbe. Lirimi i të burgosurve politik duhet të ndodh në mënyrë të menjëhershme përndryshe monstra Gruevski po shndërrohet në eksploziv për stabilitetin në Ballkan.

Aleanca Kuq e Zi fton të gjithë faktorin politik shqiptar që të flak flamurët e partive dhe të nënshkruaj në pakt kombëtar historik me gjithë liderët e Tiranës, Shkupit, Ulqinit, Preshevës dhe Prishtinës për mbrojtjen e të drejtave të shqiptare, pengimin e asimilimit të qyteteve etnike dhe historike shqiptare si dhe vendosjen e garancive paqësore, politike dhe diplomatike për stabilitetin, bashkimin dhe integrimin e shqiptarëve në rajon dhe Europë”.

Aleanca Kuq e Zi po bën thirrje të vazhdueshme për të bashkuar gjithë partitë politike të majta dhe të djathta për një pakt dhe strategji kombëtare.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *