Home / Lajme / Maqedoni / Aleanca Kuqezi: Shqiptarët në Maqedoni pa përkrahje nga Shqipëria. Rama mik i Gruevskit

Aleanca Kuqezi: Shqiptarët në Maqedoni pa përkrahje nga Shqipëria. Rama mik i Gruevskit

06 Korrik – “Aleanca Kuqezi dënon dhunën e përdorur nga policia maqedonase ndaj protestuesve shqiptarë. Tensionet në Maqedoni po rrezikojnë destabilizimin e Ballkanit. Shqiptarët në Maqedoni provokohen çdo ditë dhe janë të diskriminuar, të braktisur dhe pa përkrahje nga Shqipëria. Partitë shqiptare në Maqedoni janë pasive.

Aleanca Kuqezi ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar nga policia maqedonase ndaj protestuesve shqiptarë gjatë ditës së sotme në Shkup. Aleanca Kuqezi i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të reagojë në lidhje me dhunën e ushtruar nga policia maqedonase dhe të bisedojë me mikun e tij Gruevski lidhur me situatën e krijuar.

“Aleanca Kuqezi dënon dhunën e përdorur nga policia maqedonase ndaj protestuesve shqiptarë. Tensionet në Maqedoni po rrezikojnë destabilizimin e Ballkanit. Shqiptarët në Maqedoni provokohen çdo ditë dhe janë të diskriminuar, të braktisur dhe pa përkrahje nga Shqipëria. Partitë shqiptare në Maqedoni janë pasive.

“Policia maqedonase, raciste dhe shoviniste. Rama të mos bëjë sehir, të bisedojë me mikun e tij Gruevski. Shqiptarët në Maqedoni pa përkrahje nga Shqipëria.” thuhet në reagimin e Aleancës Kuqezi.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *