Home / Lajme / Maqedoni / Anulohet protesta për ditën e nesërme

Anulohet protesta për ditën e nesërme

24 korrik-‘Përkrahja juaj në këto protesta për rastin e montuar politik “Monstra” , është zbutje e madhe e dhimbjes sonë familjare. Posaqërisht , duke e pasur parasysh që në këto ditë të Ramazanit, ju keni qenë në anën e drejtësisë dhe na keni përkrahur pa rezerve, duke sakrifikuar nga koha juaj e çmuar”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ.

Këshilli organizativ i protestave paqësore lidhur me rastin ‘Monstra’, njofton se anulohet protesta e paraparë për ditën e nesërme.
‘Përkrahja juaj në këto protesta për rastin e montuar politik “Monstra” , është zbutje e madhe e dhimbjes sonë familjare. Posaqërisht , duke e pasur parasysh që në këto ditë të Ramazanit, ju keni qenë në anën e drejtësisë dhe na keni përkrahur pa rezerve, duke sakrifikuar nga koha juaj e çmuar”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ.

‘Duke e pasur parasysh që jemi në prag të Fitër Bajramit, jemi të vetëdijshëm që këto ditë nga qytetarët më shumë do të frekuentohet Çarshia e Shkupit dhe Mavrovasja dhe se në këto festa ndrrmarrjet e ndryshme shqiptare presin që të përmirësojnë sadopak gjendjen e tyre të rëndë sociale. Prandaj , në emër të gjithë familjarëve, ne Këshilli Organizativ Koordinues, në shenjë respekti ndaj kësaj feste të madhe,kemi vendosur që këtë të premte të mos dalim në protesta, dhe i ftojmë qytetarët shqiptarë që këto ditë t’ia përkushtojnë festës së Fitër Bajramit”, theksojnë nga Këshilli Organizativ, sipas të cilëve protestat paqësore do të vazhdojnë nga java e ardhshme.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *