Home / Lajme / Rajon / Arrest 48 orësh për Fadil Vokrrin

Arrest 48 orësh për Fadil Vokrrin

18 korrik-Vokrri dyshohet se gjatë ngasjes së veturës, kishte goditur me pasqyrën një kalimtar rasti, bëjnë të ditur burime të lajmi.net brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Fadil Vokrri është arrestuar nën dyshimin se ka goditur me veturë një këmbësor. Aktualisht atij i është caktuar mbajtje policore prej 48 orësh.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është në mbajtje prej 48 orësh.

Vokrri dyshohet se gjatë ngasjes së veturës, kishte goditur me pasqyrën një kalimtar rasti, bëjnë të ditur burime të lajmi.net brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Personi që kishte pësuar këtë goditje dy javë më parë, kishte paraqitur rastin në polici, duke identifikuar edhe ngasësin e veturës.

Në deklaratën e tij, dhënë policisë, personi në fjalë kishte thënë se Vokrri kishte hezituar të ndalej dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti është dërguar për procedurë të mëtejme në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, dhe më të është duke u marrë prokurori Elez Blaka

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *